Në Hënë është zbuluar një krater i ri. Këtë e ka bërë të ditur Administrata Kombëtare amerikane e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA). Ka qenë kjo e fundit ajo që ka kryer zbulimin në Hënë.
Dyshohet se krateri është krijuar nga përplasja e një sonde ruse, që tentoi të ulej në sipërfaqen hënore rreth dy javë më parë.
Sipas REL, sonda Lunar Roconnaissance Orbiter (LRO), krahasoi imazhet para dhe pas në pikën e impaktit. Rusia synonte të bëhej shteti i parë që do të zbarkonte në polin jugor hënor, por dështoi dhe India me Chandrayaan-3 realizoi me sukses këtë mision. Krateri i ri është rreth 10 metra në diametër.
“Pasi krateri i ri është afër vendit ku u përplas Luna-25, ekipi i sondës LRO erdhi në përfundim se ka të ngjarë që krateri të jetë shkaktuar nga përplasja e sondës ruse”, u tha në deklaratën e NASA-s.
Një mundësi mjaft praktike dhe ekonomike për të hequr kilet e tepërta, është…
Mpirja e duarve dhe këmbëve është një shqetësim i zakonshëm. Ndonjëherë shkaku është…
Etja e vazhdueshme, urinimi i shpeshtë dhe lodhja mund të duken si shqetësime…
E gjitha filloi me një infeksion aksidental në një laborator në Siberi. Daria…
Studimet tregojnë se konsumi i rregullt i ujit të arrave mund të ndihmojë…
Pirja e çajit dhe kafesë shumë të nxehtë mund të trefishojë rrezikun për…