Balshajt ishin familje e madhe feudale e Shqipërisë së Veriut. Sundoi prej 1360 deri më 1421 në principatën e Shkodrës, në të cilën arriti të bashkojë deri më 1385 një pjesë të madhe të trevave shqiptare.
Formimi dhe fuqizimi i principatës së Balshajve ishte i lidhur me zhvillimin e vendit në shek.XIV dhe me krijimin e lidhjeve ekonomike ndërkrahinore me një epiqendër në trevat e Shkodrës.
Bashkimi politik i tokave shqiptare në kuadrin e principatës së Balshajve u ndërpre me vërshimet osmane dhe, nga ana tjetër, me ekspansionin venedikas. Përfaqësuesit kryesorë të kësaj familjeje në fazën e parë ishin: Balsha I dhe tre djemtë e tij, Strazimiri, Gjergji I dhe Balsha II.
Në fazën e dytë dallohen Gjergji II Strazimiri dhe Balsha III. Pinjollët e fundit të Balshajve në mesin e shek.XV njihen si zotërues feudalë në Shqipërinë e Mesme bregdetare dhe si bashkëluftëtarë të Skënderbeut.
Fishkëllimë, gumëzhimë, fëshfërimë apo zhurmë si zile, të cilat nuk i dëgjon askush…
Migrena është një çrregullim neurologjik që mund të shkaktojë dhimbje të forta koke,…
Ënjtja e këmbëve është një problem i shpeshtë që shumë njerëz e vërejnë…
Ditët bëhen më të shkurtra, ekspozimi në diell zvogëlohet dhe bashkë me vjeshtën…
Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…
Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…