<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: RETROSPEKTIVË

Ja sa ari nxirrej në RUBIK para viteve 90-ta! A thua vallë pse nuk ka tani?!

Prej vitesh në media është raportuar lidhur me sasinë e materialeve të çmuara që nxirreshin në uzinën e Bakrit në rubik gjatë periudhës së ekonomisë së centralizuar si rrjedhojë e rafinimit të bakrit.

Megjithatë jo të gjitha informacionet lidhur me sasinë reale që përfitohej e me procesin që zhvillohej, kanë qenë të hapura për publikun.

Arsyeja është se informacionet kanë qenë të klasifikuara si ‘tepër sekret” e si rrjedhojë nuk mund të aksesoheshin, raporton portali SCAN.

Tashmë është miratuar vendimi për deklasifikimin e këtyre materialeve si rrjedhojë e kërkesës së studiuesit Marin Mema. Vendimet mbajnë firmën e drejtorit të arkivit të shtetit, ardit Bido dhe argumentohen me faktin se “dosjet deklasifikohen sepse kanë humbur vlerën dhe qëllimin për të cilën janë klasifikuar, si dhe informacione mbi metalet e rralla që gjenden te Fondi 14 (Komiteti Qendror), janë deklasifikuar vite më parë”.

Lista e materialeve që deklasifikohen:

– Fondi 505 (Ministria e Financave), viti 1973,D. 38 ‘‘Tepër sekret’’.

– Informacione mbi disa probleme të punës për nxjerrjen e arit dhe argjendit në uzinën e bakrit rubik, dërguar Koço Theodhosit, si dhe relacion mbi gjendjen e monedhës në thesar, dërguar Xhafer Spahiut.

– Fondi 496 (Ministria Industri Miniera), viti 1979, D. 796, ‘‘Tepër sekret’’.

– Projektplani për prodhimin e metaleve të çmuara për vitin 1979, ardhur nga uzina e bakrit rubik, si dhe projektplani i Ministrisë dërguar Komisionit të Planit të Shtetit.

– Fondi 496 (Ministria Industri Miniera), viti 1979, D. 682, ‘‘Tepër sekret’’.

– Bilanci i arit për raportin e metalurgjisë për 3-mujorin e parë dhe të dytë të vitit 1979, ardhur nga uzina e bakrit rubik.

– Fondi 496 (Ministria Industri Miniera), viti 1980, D. 569, ‘‘Tepër sekret’’.

– Evidencë e ardhur nga uzina e bakrit rubik për shitjen e arit dhe argjendit për vitet 1976, 1977,1978, 1979.

– Fondi 496 (Ministria Industri Miniera), viti 1980, D. 768, ‘‘Tepër sekret’’.

– Projektplani i prodhimit të arit dhe argjendit për vitin 1980 dhe relacioni përkatës dërguar Komisionit të Planit të Shtetit.

– Fondi 490 (Këshilli i Ministrave), viti 1985, D.861, ‘‘Sekret’

-Njoftime të Ministrisë së Financave për grumbullimin e argjendit që përfitohet nga larja e filmave dhe fotografisë, si dhe për shkrirjen e arit dhe argjendit të dërguar në uzinën e bakrit rubik. /Scan.

InForCulture

Recent Posts

Arti i thurjes me grep, një nga vlerat e trashëgimisë sonë artizanale drejt UNESCO-s

    Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat,…

2 hours ago

Mos flini kështu! Një zakon i thjeshtë gjatë natës mund të rrisë rrezikun për glaukoma?

  Pozicioni i kokës gjatë gjumit mund të ndikojë më shumë sesa mendoni në shëndetin…

2 hours ago

Ja çfarë mund t’i ndodhë foshnjës pas shpimit të veshëve…

  Shpimi i veshëve tek foshnjat mbetet një temë e debatueshme për shumë prindër. Ja…

3 hours ago

Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë!

  Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë! Nga Lira Gjika Mbylle gojën Kjo…

3 hours ago

Himara, krahinë arbërore e dokumentuar në burime osmane dhe veneciane

    Historiani Pëllumb Xhufi, i ftuar në Dritare TV, theksoi se Himara është një…

3 hours ago

Historia e Carlo Tosit, mjekut italian që gjatë Luftës së Dytë Botërore zgjodhi të luftonte krah partizanëve shqiptarë!

  Pas vendimit për të mos u dorëzuar, ushtarët italianë në Shqipëri nuk mbetën të…

3 hours ago