<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Qyteti më i bukur në botë për të cilin me siguri nuk keni dëgjuar kurrë

Paris, Londër, Romë, ndoshta Nju Jorku, Praga, Singapori? Cilido qytet që të vjen në mendje si më i bukuri në botë, harrojeni, sepse sipas dëshmive të reja, atë titull e mban një qytet i vogël në veriperëndim të Anglisë.

Është e mundur që nuk keni dëgjuar kurrë për qytetin më të bukur në botë. Sipas studimit, Eye-Catching Architecture e kryer nga Online Mortgage Advisor, qyteti Chester në Anglinë veriperëndimore, pranë kufirit me Uellsin dhe me një popullsi prej rreth 120 mijë banorësh, kryeson listën e vendeve më të bukura në botë. Venecia doli në vendin e dytë dhe Londra në të tretin. Më konkretisht për Chester votuan 83,7% e pjesëmarrësve, Venecia 83,3% dhe Londër 83%. Studiuesit nga Online Mortgage Advisor renditën qytetet më mbresëlënëse duke skanuar Google Street View për fotot e qindra rrugëve dhe më shumë se 2400 ndërtesave nga qytetet në mbarë botën. Renditja u përcaktua duke vlerësuar raportin e ndërtesave të një qyteti me matje të përafruara me “raportin e artë”, një barometër bukurie i admiruar nga matematikanët që nga kohërat e lashta. Ky raport “i artë” besohet se pasqyron përsosmërinë estetike natyrore dhe mund të gjendet në ndërtesat e Le Corbusier dhe artin e Leonardo da Vinci. Top dhjetëshja u plotësua si më poshtë:

  1. Chester – 83.7%
  2. Venecia – 83.3%
  3. Londër – 83% Të tjera
  4. Belfast – 82.9%
  5. Roma – 82% 6. Barcelona – 81.9%
  6. Liverpool – 81%
  7. Durham – 80,5%
  8. Bristol – 80%
  9. Oksford – 79.7%

Disa fjalë për Chester

Emri origjinal i Chester ishte Deva Victrix, nga legjioni romak nga i cili u themelua në vitin 79 pas Krishtit. Katër rrugët kryesore të Chester, Eastgate, Northgate, Watergate dhe Bridge, kanë ekzistuar për rreth 2000 vjet. Deva Victrix ishte një nga tre bazat kryesore të ushtrisë romake. Kur romakët u larguan në shekullin e 5-të, saksonët e përdorën atë si një qytet të fortifikuar kundër danezëve dhe i dhanë emrin aktual.

Chester është i famshëm për ndërtesat e tij mesjetare dhe viktoriane dhe është një nga qytetet më të ruajtura

InForCulture

Recent Posts

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

3 days ago

Disa metoda për të parandaluar ftohjen

    Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…

3 days ago

Këto ushqime nuk duhet t’i hani kurrë me stomak bosh

    Të gjithëve na ka ndodhur të gjejmë një situatë ku jemi zgjuar ose…

3 days ago

Pesë gabime të zakonshme që mund t’i mbushin muret me myk gjatë dimrit

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

4 days ago

Dëshironi ta lini duhanin? Ja disa hapa që mund t’ju ndihmojnë

    Lënia e duhanit mund të jetë sfiduese, por me një plan të qartë,…

4 days ago

Kura me gjethe ulliri që ndihmon në trajtimin e hipertensionit

    Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…

4 days ago