<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KULTURË

Prejardhja e fiseve anase dhe vëllazerive më të vogla në Malësi e Dukagjin

Mes fiseve të mëdha të Shqipërisë veriore që formuan bajrakë pothuajse krejtësisht gjenetikisht homogjenë, mbijetuan në shumë raste edhe fise më të vogla që nuk kishin lidhje gjaku me fisin kryesor të bajrakut, me të cilët lejoheshin edhe martesat. Në Malësi shpesh quheshin anash, por njiheshin edhe me emra të tjerë.

Këto ishin në shumicën e rasteve fise të vjetra të secilës krahinë që u mbizotëruan më pas nga zgjerimi demografik por edhe fuqizimi politik i fiseve më të mëdha, duke u përfshirë nën bajrakët e tyre. Duke qenë se tradita i njeh si banorë të vjetër, studimi i tyre na ndihmon të kuptojmë edhe strukturën e prejardhjes së popullsisë përpara konsolidimit të fiseve kryesore të sotshme, pra në shekujt e fundit të Mesjetës dhe shekujt e parë të periudhës osmane.

Në hartën e mëposhtme keni vendosur gjeografikisht në bajrakët kryesorë, rezultate nga disa prej këtyre fiseve të vjetra, si: Benkajt në Triesh, Juncajt në Hot, Xhaji në Shkrel, Kapiti në Nikaj, Ponarët, Dushajt dhe Valbona në Krasniqe, Luzha nga Gashi i vjetër, Lopci e Mavriqi në Shalë, etj. Raste të degëve të fiseve kryesore që gjenden në bajrak të një fisi tjetër (psh Berisha/Mërturi me disa vëllazëri në bajrakë të tjerë) nuk janë paraqitur në hartë.

Nga rezultatet shihet qartë se linjat kryesore atërore të këtyre fiseve janë shumë të ngjashme me ato të fiseve më të mëdha që mbizotërojnë sot. Gjithashtu, një pjesë e mirë e linjave të fiseve kryesore lidhen me fiset më të vogla të zonës. Pra jo vetëm që edhe shtresa e vjetër e popullsisë së këtyre trevave ishte e ngjashme me të sotshmen, por edhe fiset e sotshme që mbahen si të ardhur nga larg (psh Krasniqja/Nikaj/Hoti/Trieshi nga veriu), në fakt duhet të kenë rrënjë të thella në trojet e sotshme, të paktën nga Mesjeta.

Ndërsa fiset e mëdha të Shqipërisë veriore kanë mjaft rezultate gjenetike, ka akoma fise më të vogla pa rezultate, prandaj harta do të përditësohet herë pas here. Ndërkohë ftojmë të gjithë shqiptarët të bëjnë nga një test dhe të anëtarësohen në Projektin Rrënjët.

InForCulture

Recent Posts

Pse britanikët e pinë çajin me qumësht? Zakon i vjetër që ruhet prej shekujsh

    Me ardhjen e ditëve të freskëta, pijet e ngrohta bëhen zgjedhja e preferuar…

18 hours ago

A e dini për çfarë shërben kjo pjesë e kapakut e vajit? Mos e hidhni ka një funksion të veçantë

    Një detaj i vogël në shishet e vajit mund ta bëjë më të…

18 hours ago

Mjeku zbulon një shenjë të kolesterolit të lartë që mund të shihet në fytyrë

    Mjeku Amir Khan shpjegoi në një paraqitje televizive se një shenjë e mundshme…

19 hours ago

Cilat janë simptomat e yndyrës së lartë në gjak dhe kur duhet të shqetësoheni?

    Yndyra e lartë në gjak, e njohur si kolesterol dhe trigliceride të rritura,…

19 hours ago

E pyetën njeriun që thuhet se ka IQ 210 nëse ekziston Zoti: Përgjigjja e tij ishte e prerë

    Chris Langan, i njohur për inteligjencën e jashtëzakonshme dhe teoritë e tij mbi…

19 hours ago

Çfarë ndodh me stërvitjen tuaj kur pini lëng panxhari?!

    Pirja e lëngut të panxharit para aktivitetit fizik mund të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe…

2 days ago