Të gjithë përdoruesit e iPhone nuk duhet të injorojnë dy simbole të celularit të tyre. Nënvlerësimi ndaj këtyre shenjave mund të dëmtojë baterinë e iPhone ose ta shkatërrojë tërësisht celularin.
Bëhet fjalë për 2 simbole të trekëndëshit të verdhë brenda të cilit ka një shenjë uji.
Nëse shfaqet ndonjë prej tyre, do të thotë që iPhone ka rënë në ujë. Celularët e fundit të Apple janë rezistentë ndaj ujit nëse zhyten për 30 minuta.
Mirëpo duhet treguar edhe kujdes. Kështu, trekëndëshi i parë i verdhë shkruan që “karikimi është i pamundur”. Më tej do të shfaqet sërish i njëjti paralajmërim ku shkruhet “në vendin e karikimit ka prani të ujit”.
Kjo do të thotë që celularin duhet ta shkëpusni nga karikimi dhe të prisni deri sa të thahet tërësisht dhe të mos ketë prezencë lagështire.
Nëse aparatin tuaj iPhone e lini në karikim gjatë kohës që uji nuk ka dalë tërësisht nga pajisja, mund të dëmtoni përgjithmonë baterinë ose të shkaktoni dëmtime të tjera.
Kështu që duhet të tregoni kujdes dhe të mos injoroni këto paralajmërime të celularit.
Nëse ju shfaqen, shkëputeni nga karikimi dhe çdo pajisje tjetër të lidhur me të përmes fishës, dhe prisni deri sa celulari të thahet plotësisht. Për të arritur këtë, vendoseni iPhone në vende të thata. Procesi i nxjerrjes së ujit nga vendi i karikimit mund të zgjasë edhe 24 orë.
/tvklan.al
Nëse doni të përmirësoni tretjen dhe të shmangni kapsllëkun, një nga gjërat më të…
Që në lashtësi, hudhra ka qenë aleate e njerëzimit kundër shumë sëmundjeve. Ajo ndihmon…
Herpesi i buzës është një infeksion i shkaktuar nga një virus i quajtur Herpes…
Zhvillime të reja shkencore po hedhin dritë mbi përdorimin e helmit të bletës si…
Shumë njerëz e fillojnë ditën me kafe, por ekspertët sugjerojnë që kjo nuk është zgjedhja…
Alkooli shpesh paraqitet si diçka e zakonshme në jetën e përditshme, si pjesë e festave…