<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Mister i kahmotshëm! i mbetur në Bankën e Italisë, çfarë ndodhi me 2 tonë ar shqiptar. Si u zbulua në minierën e kripës?!

Artan Lame ka rrëfyer në emisionin “Opinion” historinë e arit shqiptar gjatë L.uftës së Dytë Botërore. Ai tregoi se me largimin e mbretit nga vendi, 2.3 tonë ar mbeti në Bankën e Italisë në Romë.

“Në 8 shtator 1943 kapitullon Italia, Në Romë hynë gjermanët dhe një nga gjërat që bënë ishte dhe bllokimi i arit shqiptar në Banca d’Italia ku ishin 55 arka të vogla që u gjetën në bodrumet e bankës me siglën ari i Shqipërisë.

Operacionin për bllokimin e arit shqiptar e ndoqi Herbert Kapler e hoqi nga banka dhe e kyçi në një vend tjetër. Qeveria shqiptare kërkonte ose të kthehej në Shqipëri ose të dërgohej në një vend tjetër. Rreth 1 vit vijuan tratativat. Në 6 Prill 1944 një nga gjërat që gjermanët morën ishte dhe ari ynë, që e çuan në Gjermani. Shqipëria u çlirua, Italia u çlirua, flori nuk u gjet gjëkundi”, tregoi Lame.

Më tej, në vijim të historisë Artan Lame tregoi se ky ar u gjet në vitin 1945 në një minierë kripe i fshehur në Gjermani.

“Në prill të vitit 1945 ishte vala e aleatëve që pushtonin Gjermaninë.  Pushtojnë një qytet të vogël në qendër të Gjermanisë dhe aty gjejnë një minierë kripe nja 800 metra në tokë dhe në këtë minierën gjejmë këtë që po shohim ne. (Foto) Gjithë ari i Europës. Çdo thes ka një etiketë. Nga vjen, ça ka brenda, ku është marr.”

Por përse shteti shqiptar nuk arriti ta merrte arin që I përkiste dhe që sot përllogaritet në një vlerë prej 100 milionë eurosh?

Artan Lame pohoi se gjithçka ndryshoi me incidentin e Kanalit të Korfuzit, kur për dëmin që ju shkaktua anijes angleze Gjykata Ndërkombëtare e Hagës vendosi dëmshpërblimin ndaj Britanisë me një vlerë prej 844 mijë stërlinash. “Anglezët thanë që ne po bllokojmë arin derisa ju të paguani shpërblimin”, tha Lame i cili shtoi se në vitin 1996 në një marrëveshje me shtetin shqiptar vlera e arit u barazua me vlerën e dëmshpërblimit, duke e mbyllur këtë histori.

InForCulture

Recent Posts

Si të shëroni ftohjen përbrenda pak orëve

  Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…

15 hours ago

A i mbron qumështi i gjirit fëmijët nga tumoret

    Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…

15 hours ago

6 metodat e çuditshme se si zgjoheshin njerëzit para shpikjes së alarmit

  Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…

16 hours ago

Lidhja e Prizrenit 1878, Kararname-ja: ”Lidhja jonë është bashkuar për të kundërshtuar çdo qeveri tjetër përveç asaj të Portës së Lartë..”

Rezolutat e Lidhjes së Prizrenit 1878, “Kararname-ja” Më 10 qershor 1878, delegatë nga e gjithë…

16 hours ago

Në këtë popull një grua martohet me disa vëllezër – arsyeja do t’ju befasojë

  Sherpat në Himalaje praktikojnë poliandrinë për të mbajtur pronën të pandarë dhe për të…

16 hours ago

Trendi në rrjetet sociale, vaj ulliri me limon! A duhet ta provoni? Çfarë thonë ekspertët!

  Një përzierje e thjeshtë me vaj ulliri dhe lëng limoni së fundmi është kthyer…

17 hours ago