<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

Shtatë shenja që tregojnë se konsumoni shumë kripë dhe kështu seriozisht e shkatërroni shëndetin tuaj

Ndoshta mendoni që futja e kripës në organizëm është në nivelin normal, mirëpo në menynë tuaj shpesh gjenden artikujt të cilët kanë burime të mëdha dhe të fshehura kripe

Reklama

Artikujt e tillë janë edhe picat edhe sandviçët, mirëpo në listë të artikujve të cilët kanë shumë kripë gjenden edhe buka, simitet e ndryshme dhe produktet e mishit të thatë.

Futja e tepërt e kripës në organizëm mund të shkaktojë probleme me zemrën dhe veshkat, sepse krijon shtresim të tepërt të lëngjeve.

Veç kësaj, kripa mund t’ju krijojë edhe probleme të tjera shëndetësore, prandaj kushtoni kujdes shenjave me të cilat trupi paralajmëron që po konsumoni shumë kripë, transmeton Telegrafi.

Doza e rekomanduar e kripës është 2.400 miligramë, përkatësisht një lugë e vogël kripë. Kushtoni kujdes që më shumë kripë në organizëm të fusni nëpërmjet ushqimit të procesuar, prandaj ushqimi me sa më shumë artikuj të freskët është mënyra më e mirë për futje më të vogël të kripës në organizëm.

Reklama

Ekzistojnë madje shtatë mënyra të cilat trupin do ta sinjalizojnë, nëse filloni të merrni tepër kripë:

  1. Ndjenja e ënjtjes dhe e fryrjes

Te konsumimi i tepërt i kripës, lëkura dhe pjesë të caktuar të trupit mund të bëhen të ënjtura për shkak të moslargimit të ujit. Në fytyrë ënjtja veçanërisht shihet në zonën përreth syve.

Gjithashtu, teprica e kripës shkakton ënjtje të gishtave të duarve dhe rreth nyjave.

  1. Ndjenja e etjes

Kripa e tepërt shkakton dehidratimin. Si pasojë e saj, do të vëreni që shpesh pini lëngje, posaçërisht gjatë treningut apo aktiviteteve fizike.

Te stërvitësit aktivë përreth buzëve mund të bëhet madje edhe shtresë e hollë e njelmët gjatë treningut. Kjo është shenjë që trupi përpiqet të nxjerrë jashtë tepricën e kripës.

Reklama

  1. Urinimi i shpeshtë

Kripa e tepërt shkakton shkuarje të shpeshtë në tualet, ndërkaq urina është më e turbullt dhe ka ngjyrë të errët. Edhe pse kjo mbase nuk do të tingëllojë si problem serioz, me urinim humbet edhe kalciumi.

Nëse në gjak nuk ka mjaft kalcium, trupi do të marrë kalciumin nga eshtrat. Për këtë shkak te njerëzit të cilët rregullisht fusin shumë kripë në organizëm, ekziston rreziku i madh nga shfaqja e osteoporozës.

  1. Dëshira për ushqim të pashëndetshëm

Kripa e shumtë mund të shkaktojë humbjen e interesimit për ushqim të shëndetshëm. Njerëzve të cilët fusin tepër kripë në organizëm shpesh nuk u pëlqen shija e ushqimit të shëndetshëm dhe pa mëlmesa. Prandaj gjatë kohës vendosin për ushqim më të njelmët, e ky është pothuajse i gjithë ushqimi i procesuar.

  1. Ngërçet e muskujve

Te personat të cilët ushtrojnë dhe marrin shumë kripë shpesh shfaqen ngërçet e muskujve. Natriumi dhe kalciumi janë përgjegjës për kontraktimin e muskujve, ndërkaq kalciumi ndihmon në qetësimin e tyre.

Nëse çrregullohet balanca e natriumit dhe kalciumit në organizëm, shpesh do të ndieni dhembje të muskujve.

  1. Lodhja

Lodhja nuk do të jetë pasojë e konsumimit të tepërt të ushqimit të njelmët, mirëpo dehidratimi shkakton lodhjen. Kjo posaçërisht do të ndikojnë negativisht te ju nëse rregullisht stërvitni.

  1. Problemi me zemrën dhe veshkat

Veshkat nuk munden përnjëherë të filtrojnë aq sasi të madhe kripe, prandaj në trup qëndron uji në mënyrë që të zbutë kripën e grumbulluar. Kjo shkakton rritje të lëngjeve përreth qelizave dhe rritje të vëllimit të gjakut, për ç’shkak zemra detyrohet të punojë më fuqishëm, në mënyrë që të pompojë gjakun dhe kështu të krijojë presion në enët e gjakut.

Reklama

Me kalimin e kohës, kjo shkakton dëmtim të zemrës, të enëve të gjakut dhe të veshkave, gjë që mund të çojë në preson të lartë të gjakut apo të sulmit në zemër. /Telegrafi/

InForCulture

Recent Posts

Nga sallatat te frutat e freskëta/ Si përhapet paraziti që shkakton diarre të rëndë!

    Një shpërthim i infeksionit cyclosporiasis, i shkaktuar nga paraziti mikroskopik Cyclospora, po përhapet…

22 hours ago

Sa kafe në ditë është e sigurt? Ja çfarë thonë studimet

    Kafja është një nga pijet më të konsumuara në botë dhe njihet për…

1 day ago

A ndihmon vërtet pirja e ujit sapo zgjohesh? Ja çfarë thonë ekspertët

    Një zakon i përhapur në Japoni, i cili konsiston në pirjen e ujit…

1 day ago

Pse ndiheni gjithmonë të lodhur? Ky është shkaku…

    Lodhja është një ndjesi e zakonshme pas një dite të ngarkuar apo aktiviteti…

1 day ago

A mund të konsumojnë fruta personat me diabet? Ekspertët sqarojnë mitet dhe japin rekomandimet

    Shpesh qarkullon mendimi se personat me diabet duhet të shmangin plotësisht frutat për…

1 day ago

Studimi që po ndryshon debatin: Cili ushqim është më i rrezikshmi?

    Një studim i ri i publikuar në revistën prestigjioze mjekësore “The Lancet” ka…

1 day ago