Gjurmë të këngës “ Po perzihet Perzereni”

Jusuf Osmani

Shumë kush e dëgjon por edhe e këndon këngën “Po perzihet Perzereni”, duke mos e ditur aq për mesazhin dhe përmbajtjen e saj. Kjo ngjarje ka ndodhur në janar të vitit 1894 në Prizren. Një konflikt ndërmjet fisnikëve të trevës së Prizrenit, për arsyera të tyra personale, e jo për ndonjë qëllim që të ketë pasur karakter kombëtar. Shaqir aga ishte shqiptar muhaxhir i dëbuar nga Sanxhaku i Nishit në dimrin e vitit 1877/78. Ai në Nish kishte lënë prona të mëdha, madje pjesëtari i familjes së tij Islam agë Hadri, gjakovar, në vitin 1870, në themelet e një xhamie të vjetër e kishte ndërtuar xhaminë e njohur në Nish. Kjo familje dhe shumë të tjera ishin vendosur në Prizren dhe kishte vazhduar të merrej me tregti. Ky kishte pasur një konflikt me Rrustë Rexhepin, të Kabashit të Prizrenit, një personalitet me zë në Prizren. Nuk do të ndalemi në trajtimin e figurave të këtyre dy personaliteteve, por do të paraqesim dy dokumentet të Vicekonsulit serb në Prishtinë Branisllav Nushiqit (Alkibijad Nusha, nga baba vlleh dhe nëna shqiptare).

Nushiqi nga Prishtina, më shkresën sekret nr. 2, date 16 janar 1894 e njofton, kryetarin e Këshillit të Ministrave, ministrin e punëve të jashtme në Beograd për këtë ngjarje duke shkruar: “…. Me rastin e lëvizjeve të kaluara, anën e lumjanëve e ka mbështetur Shaqir Aga, familje e njohur Hadri, e cila i ka te ne pronat në Nish. Lumjanët me atë rast kanë kërkuar që të përzënët Sali Pasha, mytesarif, dhe Rrustem Kabashi, anëtar i mexhlisit. Lumjanët ishin të kënaqur dhe për këtë arsye është bërë hakmarrja ndaj Shaqir Agës.

Më 12 të këtij muaji ka vdekur vajza e njëfarë Haxhi Limanit dhe në përcjellje kishte shkuar edhe Shaqir Aga dhe shumë miq të tjerë të Haxhiut. Në fund të qytetit, te shtëpitë e fundit, në vendin që quhet Bazhdarhane, djali i Rrustë Kabashit, me 20 shqiptarë të armatosur, e kanë pritur kortezhin dhe kanë shtënë me armë. Në vend e kanë vrarë babën e kufomës, Haxhi Limanin, Shaqir Agën dhe shërbëtorin e tij dhe gjashtë të tjerë i kanë plagosur, nga të cilët katër prej tyre po atë ditë kanë vdekur.

Numri i të plagosurve është më i madh dhe unë pres lajme që ta plotësoj këtë raport.

Për shkak të kësaj ngjarjeje, në Prizren janë krijuar turbullira të mëdha. Çarshia është mbyllur, ndërsa telegrafi ndërmjet Prizrenit dhe Shkupit, e ky me Stambollin, janë duke funksionuar. Në Prizren janë dy taborë të ushtrisë dhe një bateri. Siç kam dëgjuar, valiu do të vijë vetë, por së pari ka kërkuar leje nga Stambolli që të marrë masa vendimtare.

Shaqir Aga dhe të tjerët, emrat që përmenden në këtë aferë, janë me ndikim shumë të madh në ato treva, i kanë fiset dhe përkrahësit e tyre dhe nga kjo ngjarje priten pasoja të mëdha…..”.

Në shkresën tjetër sek. nr. 4, date 20 janar 1894, Nushiqi shkruan: “Z. Minister,

siç është pritur, Hafiz Pasha, vali i Kosovës, në të vërtetë ka ndërmarrë masa në Prizren që i përgjigjen gjendjes së tanishme.

Nuk është e vërtetë se është kapur Rrustem Kabashi, i cili e ka shpërthyer rrethimin dhe ka ikur së bashku me familjen, siç mendohet, në Dibër, në besë, por e ka burgosur një bashkëpunëtor të Rrustemit, Hajriz Beun dhe me topa i ka rrënuar të gjitha shtëpitë dhe kullën e Rrustemit në fshatin Kabash. Pas kësaj, edhe dyqanet në Prizren janë hapur dhe tani për tani qeveria e ka vënë një qetësi të zymtë, që ngjason me një qetësi të pazakontë.

Valiu, sipas të gjitha gjasave, edhe një kohë të gjatë do të merret me Prizrenin derisa nuk do të arrijë sukses të plotë….”.

InForCulture

Recent Posts

Kryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman

nga Mufid Yuksel Në periudhën e Fatih Sulltan Mehmetit II, kryeministri i parë shqiptar u caktua…

15 hours ago

Kontributi i Piri Reisit dhe Evlija Çelebiut në zhvillimin e shkencës së gjeografisë

nga Msc. Artan S. Mehmeti Abstrakt Gjatë jetës së tij Piri Reis dha një kontribut të…

15 hours ago

Kontributi i dijetarëve myslimanë në Lidhjen e Dytë të Prizrenit

nga Dr. Alban Dobruna, Instituti i Historisë-Prishtinë  Abstrakt Në ditët e fundit të Italisë fashiste, nacionalistët shqiptarë…

16 hours ago

Keni hapur gabimisht shishet plastike me kapakët që nuk hiqen – videoja virale ju tregon se si ta bëni

Mund të keni vërejtur shishet plastike me kapakun e pandashëm në shumicën e pijeve tuaja…

16 hours ago

Dylli i bletës me vlera të rralla kurative

Jo vetëm mjalti e qumështi i saj, por edhe dylli që prodhohet nga bletët është…

19 hours ago

Të gjithë duhet ta nisin mëngjesin me këtë pije të thjeshtë

Ndonëse entuziastët e shëndetit kanë mbrojtur prej kohësh një pije të thjeshtë me dy përbërës…

19 hours ago