Categories: ART

“Oppenheimer” është film i mirë për njeriun e gabuar

Nga: Janan Ganesh / The Financial Times
Përkthimi (me shkurtime): Telegrafi.com

Nuk është interesant fakti që J Robert Oppenheimer vuajti për rolin e vet në krijimin e bombës atomike. A ka punuar nën urdhra? Harry Truman, të cilit i takoi të përdorte “veglën”, është figura më dramatike, pikërisht sepse e mori atë që mund të jetë vendimi ekzekutiv që ndryshoi më së shumti historinë – që nga Ponc Pilati.

Filmi biografik i Christopher Nolanit për Oppenheimerin, presidentit të 33-të të ShBA-së ia jep vetëm një skenë, në të cilën vërtitet si bufon provincial që nuk mund të thotë si duhet fjalën Nagasaki. Përveç mbështetjes së tepërt te dialogu për ekspozimin dhe naivitetitin e tij, për shanset e dorëzimit total të Boshtit, ky rrëfim për babanë e NATO-s është gjëja më tronditëse në një film të bukur, tri orët e të cilit rrallë të mërzitin.

Reklama

Që nga dekada e fundit, kur Donald Trump e fitoi presidencën, Vladimir Putini mori Krimenë dhe Xi Jinpingu e vendosi Kinën në një rrugë më të rreptë, liberalët janë përpjekur për t’ia vënë një emër asaj që ne mbrojmë nga këta udhëheqës revizionistë. Përpjekja më e mirë, “rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla”, është i tmerrshëm. Pra, ta quajmë atë Shou i Trumanit.

Është Trumani ai që ka marrë vendimet themelore të botës sonë: të mbajë ShBA-në në Evropë pas vitit 1945, të çojë edhe më larg trupat në vendet e pambrojtura, t’i ulë tarifat industriale. Duke ia dhënë fundin izolimit amerikan, paraardhësi i tij Franklin Roosevelt e kishte “përparësinë” e një lufte botërore. Trumani ia caktoi vetes një detyrë më të vështirë: të mbajë lart kokën e ShBA-së gjatë kohës së paqes. Rezultati – një perandori në gjithçka, përveç emrit – ka pasur kosto. Por, 18 muajt e fundit kanë qenë edukim i mirë për dobinë e kësaj. Paramendojeni tashti Ukrainën pa ShBA-në e përkushtuar.

Reklama

Mësimi më i madh i kësaj dekade deri tash, është se liberalizmi nuk është i qëndrueshëm pa një fuqi të fortë.

Reputacioni i Trumanit u dobësua gjatë dekadave. Ndërhyrja e tij në Kore ishte një tmerr dhe diçka si dështim. Por, çfarë mund të kishte ndodhur nëse Perëndimi nuk do të kishte treguar se do të prodhojë kundërforcë për pothuajse çdo përparim komunist, kudo?

Nëse ai është lënë pas dore, kjo është për dy arsye. Së pari, ai na kujton se çfarë ka bërë deri këtu liberalizmi, për të mbijetuar. Filmi e trajton bombardimin bërthamor të Japonisë si kompromis unik moral, dhe mund të jetë ashtu. Por, armët “konvencionale” e kthyen pjesën më të madhe të Tokios në zjarr gjatë një nate. Aleatët i bombarduan civilët gjermanë. Sa i përket të kaluarës së Amerikës, Unioni nuk e mundi Konfederatën me dyluftime kalorësiake.
Përzierja e ndërgjegjes së lartë për liberalizmin dhe të kundërtën e tij nuk ekzistonte askund aq shumë sa në personin e Trumanit. Ai i dekolonizoi Filipinet. Ishte për kontrollin civil të qeverisë kundër mbretit të mundshëm-luftëtar, gjeneralit Douglas MacArthur. Në të njëjtën kohë, ky produkt i politikës komunale e quajti bombën “bekim”, shumë kohë pasi e përdori atë, dhe ishte bashkëfajtor për Frikën e Kuqe në vendin e vet. Sjelljet urbane të Oppenheimerit dhe mësimi i sanskrishtes nuk e bëjnë atë jetë ai njeriu më kompleks në aspektin moral.

Dhe, kështu shkojmë te arsyeja tjetër pse Trumani është errësuar. Snobizmi. Është e vështirë për disa liberalë të pranojnë se ne ia detyrojmë këtë botë një tregtari të dështuar nga Misuri: djalit të një tregtari të mushkave, një figurë talljeje derisa në të gjashtëdhjetat e veta u bë ndoshta qenia më e fuqishme njerëzore që do të jetojë ndonjëherë. (As paraardhësi dhe as pasardhësi i tij nuk e kishin monopolin bërthamor.) Ai nuk e la pas asnjë traktat dhe pak epigrame, aq më pak në sanskritisht. Por, e dinte se një liberal duhet të mësojë të ecën me – nëse jo djallin atëherë me brutalin. /Telegrafi/

InForCulture

Recent Posts

Të mirat dhe të këqijat e fasuleve

  Fasulet konsiderohen si ushqim i shëndetshëm dhe shpesh mund ta gjeni në tryezat e…

3 days ago

Portreti i Gjergj Kastrioitit-Skënderbeut i punuar nga heroi Agim Ramadani

Nga: Ilir Muharremi Portreti i Skënderbeut është realizuar me një trajtim të butë figurativ nga…

1 week ago

Sekreti me ujin që do t’ju bëjë të kuptoni nëse vuani nga diabeti

  Diabeti është një nga sëmundjet në rritje në botë dhe megjithëse ka mënyra për ta mbajtur…

2 weeks ago

Çfarë u morri jetën tre milionë fëmijëve në vitin 2022?

  Më shumë se tre milionë fëmijë në mbarë botën ndërruan jetë nga infeksionet rezistente…

2 weeks ago

Shkenca, drejt një alternative natyrale ndaj Ozempic-ut

  Ozempic është bërë sinonim i humbjes së shpejtë të peshës dhe rregullimit të sheqerit…

2 weeks ago

Media spanjolle “El Periódico”: Shqipëria, “parajsa” që bashkon vendet e trashëgimisë botërore me plazhet mahnitëse

  Kur planifikojmë një udhëtim në Evropë, shpesh priremi të zgjedhim vende si, Parisi, Londra,…

2 weeks ago