<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

Bimët e egra në përdorimin ushqimor

Lëpjeta, rrodhja, çikorja e egër, humulusi, mëllaga, hithra, etj., kanë veti terapeutike, prandaj mund të përdoren në çaje vetëm apo të shoqëruara me bimë të tjera mjekësore.

Në përfundim të dimrit fshatarët e një kohe përgatisnin supa të pasura me barishte të egra të sapoçelura nëpër fusha: rrodhe, mëllaga, altea, çikore të egra, sumbullare etj. Qëllimi ishte marrja e shpejtë e vitaminës C, meqenëse gjatë muajve të ftohtë kishin përdorur vetëm bukë, e mish. Përmes këtyre supave të shijshme merrnin edhe energji e gjallëri, falë mijërave substancave bioaktive të pranishme në këto bimë të egra.

Këto bimë kanë edhe veti terapeutike, prandaj mund të përdoren në çaje vetëm apo të shoqëruara me bimë të tjera mjekësore. Secila prej tyre ka një histori interesante, transmeton Telegrafi.

Lëpjeta (Rumex acetosa)

Lëpjeta është një ndër bimët më të përdorura në Amerikë për profilaksinë e sëmundjeve tumorale. Veçoritë mjekësore të kësaj bime janë të shumta; ajo përdoret për shërimin e akneve, për diabetin e kolesterolin e lartë. Shija e athët e bën unike në sallatat mikse. E zier ka shijen e spinaqit.

Rrodhja (Arctium lappa)

Rrodhja, bimë barishtore njëvjeçare përdoret shpesh në fitoterapi, por edhe në kuzhinën e varfër. Efektet mjekësore të rrodhes janë të shumta: purifikuese, hipoglikemizuese, ajo përdoret gjerësisht edhe kundër akneve.

Çikorja e egër (Cichorium intybus)

Mund ta gjeni mbi drurët e ullinjve në gusht, mes thatësirës se pafundme. Është një bimë e pasur me vitaminën A, B, C, K, me aminoacide, insulinë (sheqer i dobishëm për zhvillimin e florës bakteriale)
Në fitoterapi përdoret për diabetin, hepatitin, kolesterolin e lartë, kapsllëkun.

Humulusi (Humulus lupulus)

Bimë barishtore kacavarëse, me gjethe të ashpra në trajtë zemre, me kokrra si boçë pishe me fara, të cilat përdoren për t’i dhënë birrës shijen dhe erën e veçantë.

Hormonet vegjetale (ekstrogjenë) me të cilat humulusi (por dhe soja apo elbi) është i pasur ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve të menopauzës, (afshin, nervozizmin, djersitjen e tepërt) si dhe e mbrojnë gruan nga tumori i gjirit.

Pjesët e përdorshme: kokrrat (të ngjashme me boçat e pishës), kulpësi i butë. Kokrrat e saj i japin supës një shije të veçantë.

Këshillohet për vetitë e saj gjatë menopauzës, në porfilaksinë e përsëritjeve të tumoreve femërore, në menstruacionet e parregullta dhe kundër pagjumësisë.

Mëllaga (Malva silvestris)

Është mbretëresha e bimëve mjekësore. Një çaj mëllage shërben si etjeshues, pastrues, kundërinfektiv, laksativ, falë numrit të madh të jargëzave të pranishme në gjethe, kërcell e rrënjë.

Mëllaga është e vetmja bimë mjekësore që nuk jep asnjë efekt anësor, pavarësisht sasisë së përdorur, Shumë të mira janë gjethëzat e mëllagës, të ziera me fasule e lakër të zezë. Këshillohet për artrit, ciste, dhimbje kyçe, astmë, stomatit. Çaji i gjetheve të mëllagës është një pastrues i fortë.

Një valim e mirë përgatitet duke zier për njëzet minuta, në një litër ujë tri lugë mëllage të thërrmuara. Këshillohet një filxhan tre herë në ditë, i ëmbëlsuar me mjaltë.

Hithra (Urtica dioica)

Vetitë e hithrës janë të shumta: lufton hemorragjitë (sidomos ato hundore tek fëmijët), është një tkurrës intestinal, (e rekomandueshme në rastet e diarresë), shton qumështin tek nënat e reja, lufton alergjitë si dhe urtikariet.

Hithra është mjaft e pasur edhe me klorofil dhe është ndoshta i vetmi ilaç natyral i dobishëm kundër rënies së flokëve. /Telegrafi/

InForCulture

Recent Posts

Si dhe kur të ujiten pemët e reja?! Kujdes mos e bëni këtë gabim…

  Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…

41 minutes ago

Një grusht rërë mund ta shpëtojë kopshtin?! Habit studimi…

  Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…

1 hour ago

Një ilaç me bazë bimore po ndryshon luftën kundër duhanit

  Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…

2 hours ago

Më në fund, zbulohet shkaku i MPIKSJES së gjakut pas vaksinave COVID-19!

  Shkencëtarët kanë identifikuar shkakun e mpiksjeve shumë të rralla të gjakut tek disa persona…

2 hours ago

Po përpiqeni të dobësoheni? Ja cilin të zgjidhni: jogurt, skyr apo kefir

Të pasur me proteina dhe probiotikë, këto produkte ndihmojnë në ngopje dhe tretje – por…

24 hours ago