<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Ata ishin tridhjetë vetë..

Blerim Latifi

Prej një jave 30 burra, gjysma e të cilëve ishin të plagosur, po përpiqeshin të dilnin nga zona e rrethuar. Jo për të shpëtuar veten, por të mos lejuar që trupi i prijësit të tyre të plagosur për vdekje të binte në duart e ushtarëve serbë. Mijëra ushtarë, xhandarë, civilë serbë të armatosur e hafije shqiptarë ishin vënë ndjekje të tyre. Ata kishin bllokuar të gjitha rrugët, shtigjet, fushat dhe malet. Sa ka dushk në mal, aq kishte ushtarë ato ditë – thotë një tregim i ardhur nga ajo kohë e zymtë. Urdhëri i Zhupanit ishte i prerë: E dua të gjallë o të vdekur Azem Bejtën. Shefi i tij në Beograd ia kishte bërë të qartë dëshirën e tij: duam ta ekspozojmë në sheshin e Beogradit, t’ia përdhosim trupin publikisht, që t’u japim një mësim se çfarë fundi i pret të gjithë ata që guxojnë të çojnë krye kundër Kralit.

Komitët e dinin këtë. E kishin mësuar nga rastet e mëhershme. Shumë shokë të tyre i kishin zvarritur shesheve duke ua masakruar kufomat e duke ua hedhur më pas qenve të rrugëve. Prej kohëve që nuk mbahen mend tiranët i kanë përdorur skena të tilla për t’i tmerruar njerëzit, për t’ua shuar çdo ëndërr rebelimi. Tiranëve nuk u mjafton vetëm pushteti mbi trupat e të gjallëve. Ata e duan edhe pushtetin mbi trupat e të vdekurve, sidomos të vdekurve që në të gjallë guxojnë të vënë në pikëpyetje pushtetin e tyre.

30 komitët e kishin vendosur të mos ia plotësonin këtë dëshirë tiranit në Beograd. Me asnjë çmim. Por gjithçka dukej e pashpresë. Ishin aq pak. Gjysma të plagosur. Kishin mbetur me pak municion në pushkët e tyre, prej ditësh nuk kishin futur gjë në gojë dhe shtëpive duhej t’u shmangeshin sepse nuk ishin të sigurtë që do të gjenin mikpritje. Hafijet ishin gjithkah. Ata u ndihmonin ushtarëve dhe xhandarëve për të hyrë në shtigjet e panjohura prej tyre.

Në natën e 24 korrikut, derisa po pushonin në një përrua të thellë, prijësi u zgjua nga kllapia dhe i tha Hamit Bajçinovcit, mjekut të komitëve, që i rrinte te koka: – Kallma nji duhan! Dikush nga çeta reagoi: – Drita e cigarës mund të na zbulojë para ushtarëve. Prijësit i erdhi rëndë kjo. Me zanin e dobësuar të njeriut që po jep shpirt, tha: – Mos u tutni, a jeni me babën!

Ashtu duke ia mbajtur cigarën e ndezur, prijësin e kapi përsëri kllapia. Në mëngjesin e hershëm të 25 korrikut ai dha frymën e fundit. Mes maleve të Përçevës. 30 komitët i mbuloi pikëllimi, por shpejt e morën veten, sepse përpara e kishin amanetin: As i gjallë as i vdekur n’dorë t’Kralit!

Ndërkohë një lajm tjetër i keq u erdhi nga shoku i tyre i armëve Halim Ngucati: ushtria serbe kishte rrethuar Dushin, Gjurgjevikun dhe po shkonte drejt Gllarevës. Lajmin e bënte edhe më të trishtueshëm pjesa tjetër e tij: shumë shqiptarë të shitur ishin bashkuar me ushtrinë. Çfarë lajmi i kobshëm! Kjo e bënte situatën edhe më pashtegdalje. Dikush nga çeta tha: Kemi veç një rrugë për të mos e lanë kufomën e Azemit të bjerë në duart e shkive, ta djegim. Halim Ngucati kundërshtoi: -Jo, shqyptari se ka zakon me djegë trupin dhe qysh kallet gjith’ ky trim. Ai u tha se dinte një shpellë nëntokësore, e cila ishte shumë e thellë dhe nëse betohen se nuk do t’i tregojnë askujt, aty nuk do t’i shkojë askujt mendja se është varrosur Azemi. Me të rënë nata komitët u nisën drejt shpellës, në funeralin më të rëndësishëm të jetës së tyre. Shpella, e kthyer në varr, e mori në thellësinë e saj misterioze prijësin e tyre legjendar.Amaneti i tij ishte përmbushur. Tirani më kot do të priste trofeun e tij makabër. Komitët u besatuan për ta ruajtur sekretin deri në vdekje. Ruajtja e sekretit do ta mbante gjallë lidhjen e tyre. Vetë mitin për prijësin e tyre. Dhe bashkë me mitin edhe shpresën se do të vinin të tjerë që do të guxonin të ngrinin krye kundër shtypjes. /Trungu & InforCulture

InForCulture

Recent Posts

Droni sa një insekt, Kina sjell zbulimin që sfidon syrin njerëzor

Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…

14 minutes ago

18 Mars 1908 — Beteja e Mashkullores

Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…

34 minutes ago

Nata e fundit e Ismail Qemalit: “I hodhën helm në kafe…”

  Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…

6 hours ago

Zbulohet çmimi i telefonit që mban baterinë rreth një muaj, ja kur do të dal në treg

    Kompania franceze Avenir Telecom ka lansuar Energizer P30K Apex, një telefon inteligjent të…

7 hours ago

I ishin bllokuar zorrët, mjekët në Florida gjejnë në barkun e maces 26 lidhëse flokësh

  Një shoqatë shpëtimi kafshësh në Florida, tha se një mace 6-vjeçare iu nënshtrua një…

7 hours ago

Ky është ilaçi i nxjerrë nga farat e rrushit që mund të ndihmojë njerëzit të jetojnë deri në 150 vjet

  Ilaçi i nxjerrë nga farat e rrushit mund të jetë hapi i parë drejt…

7 hours ago