<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: RETROSPEKTIVË

Lidhja kurioze e Ajnshtajnit me Oppenheimer dhe roli i tij në bom’bën ato’mike, mori apo nuk mori pjesë?

Të enjten, më 20 korrik, nisi shfaqjen në kinema filmi ‘Oppenheimer’, me regjisor Christopher Nolan. Ka diçka në film që ka tërhequr vëmendjen e shumëkujt dhe është prania e një figure historike si Albert Einstein, një nga mendjet më brilante në histori dhe që është i lidhur ngushtë me protagonistin e filmit.

Përtej lejeve që Nolan mori për të ndërtuar historinë e bazuar në lindjen e bombës atomike, filmi tregon një miqësi që pakkush e dinte dhe që ndodhi në jetën reale.

Në vitin 1966, një artikull nga Oppenheimer i quajtur ‘Për Albert Einstein’, shpjegoi se bashkimi mes të dyve ishte diçka përtej profesionale dhe se miqësia e tyre u ndërtua gjatë disa dekadave dhe filloi në fillim të viteve ’30.

Kur dhe si filloi lidhja e Ajnshtajnit dhe Oppenheimerit

Ishte në vitin 1932, kur fizikani vizitoi Cal Tech dhe ishte aty ku të dy u takuan për herë të parë. Diferenca në moshë mes të dyve bëri që t’i shihnin disa çështje nga një këndvështrim krejtësisht i ndryshëm dhe në fakt, Oppenheimer dikur i referohej Ajnshtajnit si dikush “plotësisht i çmendur”.

Edhe pse disa priren të mendojnë se Ajnshtajni mori pjesë drejtpërdrejt në bombën atomike, e vërteta është se ai kurrë nuk mori pjesë. Pasi mësoi se gjermanët mund të ishin afër zgjidhjes së çështjes së armëve bërthamore, ai kontaktoi me Presidentin e atëhershëm Franklin Roosevelt për t’i nxitur Shtetet e Bashkuara të ndërmarrin veprime për këtë çështje dhe të fillonin garën.

Pavarësisht gjithçkaje, Ajnshtajni gjithmonë refuzonte të ishte pjesëmarrës dhe të shfaqej si babai i bombës.

“Nëse do ta dija se gjermanët nuk do të kishin sukses në zhvillimin e një bombe atomike, do të përmbahesha dhe nuk do ndërmerja asnjë veprimi”, tha ai një herë.

Megjithatë, siç sjell Nolan në ekran, të dy arritën një pikë bashkimi dhe në vitin 1947, ata bashkëpunuan në Institutin për Studime të Avancuara.

Raporti mes tyre vijoi deri në vdekjen e Ajnshtajnit, në vitin 1955.

InForCulture

Recent Posts

Pse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit?

    Mjalti konsiderohet prej kohësh një nga produktet natyrale më të përdorura në ushqim…

2 hours ago

Kur fillojnë të zvarriten foshnjat?

    Fëmija juaj mund të fillojë të mësojë të zvarritet kur është mes 6…

2 hours ago

Cili është më i shëndetshëm: Shalqiri apo pjepri? Ja çfarë përfitimesh sjell secili

Të gjitha llojet e pjeprit janë të pasura me ujë, kanë pak kalori dhe ofrojnë vitamina,…

2 hours ago

Rasti i parë me ethet e Nilit/ Sëmundja konfirmohet në Korçë, ekspertët: Përhapet nga pickimi i mushkonjave

    Ethet e Nilit hyjnë edhe në Shqipëri pasi më 1 gusht është diagnostikuar…

1 day ago

Truri plaket gradualisht: ja çfarë ndodh që në moshën 24-vjeçare

Kur mendojmë për plakjen e trurit, zakonisht imagjinojmë moshën e thyer: kujtesë që dobësohet, reflekse…

1 day ago

Mbyllur prej 83 vitesh, Muzeu në Londër rihap dhomën sekrete

    Muzeu i Historisë Natyrore në Londër do të rihapë më 16 shtator një…

1 day ago