Tabloidi i njohur britanik “The Sun” është media botërore e radhës që i dedikon artikull rivierës shqiptare.
Në një shkrim të botuar së fundmi, “The Sun” e konsideron Shqipërinë si “Maldivet” e pazbuluara të Europës ku çmimet janë të lira.
“The Sun” shkruan për qarkun e Vlorës, që këtë vit ka njohur një rritje të numrit të pushuesve britanikë.
Tabloidi evidenton faktin se tashmë anglezët do ta kenë më të lehtë të udhëtojnë drejt Vlorës me aeroportin e ri që po ndërtohet dhe që do të hapet në Prill të 2024.
“Edhe pse nuk ka ende asgjë zyrtare se cilat linja do të operojnë nga aeroporti, së fundmi Ryanair ka njoftuar 17 fluturime të reja nga Britania në Tiranë. Çmimet e fluturimeve mund të pësojnë rënie kur aeroporti i Vlorës të hapet vitin e ardhshëm”, shkruan The Sun.
Tabloidi britanik vlerëson edhe lagunën e Nartës, e pasur me lloje të ndryshme shpendësh.
Për artikullin e “The Sun” ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se “gjigandi mediatik “The Sun” i ofron publikut britanik më të mirën e bregdetit shqiptar, duke u sugjeruar plazhet tona si alternativa më fantastike për pushimet në Mesdhe, për më tepër duke promovuar edhe lehtësinë e aksesit falë investimeve në infrastrukturë dhe së shpejti me aeroportin e Vlorës”.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2F837751267720536&show_text=true&width=500
PR
Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…
Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…
Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…
Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…