<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SOCIALE

Leku bëhet ‘buldozer’. Merr përpara të gjitha monedhat e huaja

Forcimi i Lekut në kursin e këmbimit po vazhdon i pandalshëm edhe këtë javë.

Euro ka zbritur tashmë shumë afër pragut të 100 lekëve dhe rënia e saj po tërheq pas vetes edhe shumicën e valutave të tjera. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha Europiane u këmbye të enjten me 100.49 lekë, duke prekur minimumin e radhës historik.

Kursi i këmbimit Euro-Lek ka rënë me 14.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 12% që nga fillimi i vitit.

Edhe Paundi Britanik preku një minimum të ri historik, në vlerën e 115.72 lekëve. Kursi i Paundit me Lekun ka rënë me 15.8% krahasuar me një vit më parë dhe me 10.2% që nga fillimi i vitit.

Dollari Amerikan ka zbritur në 89.61 lekë, duke shënuar një rekord të ri që prej fundit të vitit 2008. Kursi i Dollarit me Lekun ka rënë me 21.6% krahasuar me një vit më parë dhe me 16.2% që nga fillimi i vitit.

Edhe Franga Zvicerane shënoi një minimum të ri shumëvjeçar, duke prekur vlerën më të ulët që prej vitit 2009. Franga u këmbye me 104.46 lekë, në rënie me 11.5% krahasuar me një vit më parë dhe me 10% që prej fillimit të këtij viti.

Në këtë periudhë, kursi i këmbimit ndodhet nën efektin e rritjes së ofertës valutore, për shkak të sezonit turistik. Statistikat e deritanishme kanë treguar se numri i turistëve të huaj këtë vit ka prekur nivelet më të larta historike, ashtu si edhe të ardhurat nga turizmi në Bilancin e Pagesave. Në periudhën mes korrikut dhe gushtit, turizmi arrin fazën kulmore, duke bërë që edhe ndikimi i këtij faktor në kursin e këmbimit të jetë më i fortë se në çdo periudhë tjetër të vitit.

Përveç efektit të fortë të turizmit, Bilanci i Pagesave në tremujorin e parë të vitit u përmirësua ndjeshëm edhe nga rritja e remitancave, eksporteve të shërbimeve të tjera dhe nga nivelet e larta të investimeve të huaja direkte.

Presionet mbiçmuese nga rritja e ofertës valutore këtë vit ndoshta po forcohen më shumë nga shtrëngimi i ofertës së Lekut, për shkak të tipareve shtrënguese të politikës monetare dhe fiskale, karakterizuar nga normat më të larta të interesit, ngadalësimi i kreditimit dhe një suficit i lartë buxhetor. Këta faktorë njëkohësisht kanë sjellë një mbiçmim të paprecedent të Lekut në kursin e këmbimit valutor.

Mbështetur në tendencat historike, është e pritshme që Leku të vazhdojë të forcohet së paku deri në javën e parë të muajit gusht, në mungesë të faktorëve të paparashikuar ose të një ndërhyrjeje të Bankës së Shqipërisë.

Leku i fortë ka ndihmuar në zbutjen e pjesshme të rritjes së çmimeve të importit në ekonominë shqiptare dhe ka qenë një prej faktorëve që ka përcaktuar nivele më të inflacionit krahasuar me vendet e tjera të Europës.

Megjithatë, përmasat që ka marrë forcimi i Lekut në muajt e fundit mund të bëhen një problem për ekonominë, veçanërisht për eksportuesit dhe për prodhimin vendas. Në gjysmën e parë të këtij viti, eksportet pësuan një rënie të ndjeshme, e shkaktuar kryesisht nga forcimi i Lekut në kursin e këmbimit valutor./ Monitor

InForCulture

Recent Posts

Si të ruhemi në det? Këshilla të rëndësishme për një verë të sigurt

Deti është një nga destinacionet më të preferuara gjatë verës, por përveç kënaqësisë që ofron,…

24 minutes ago

Protestat të cilat arritën të bëjnë revolucion përgjatë historisë botërore

  Historia e njerëzimit është e mbushur me protesta që kanë filluar si shprehje pakënaqësie,…

2 days ago

Arrat ndihmojnë në shërimin e këtyre 10 sëmundjeve

  Fruti i arrës përmban deri në 60% yndyrë. Gjithashtu përmban karbohidrate, albumin, fosfor, kalium,…

2 days ago

Shkencëtarët rusë: Vaksina kundër hantavirusit mund të kërkojë vite për t’u zhvilluar

  Një vaksinë kundër hantavirusit mund të zhvillohet në të ardhmen, por procesi i plotë…

3 days ago

Eklipsi diellor më i gjatë i këtij shekulli po vjen dhe do të zgjasë më shumë se gjashtë minuta

  Eklipsi total diellor që do të ndodhë më 2 gusht 2027, do të jetë…

3 days ago

Bankat e rrisin në 5 euro tarifën për pagesa brenda bankës

  Bankat në Kosovë e kanë ngritur në 5 euro tarifën për pagesat që qytetarët…

3 days ago