<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Gjermanët në Kosovë gjatë mesjetës: Monumenti i kultit saksono-gjerman në Artanë

Jahja Drancolli

Gjermanët në Kosovë gjatë mesjetës: Monumenti i kultit saksono-gjerman në Artanë (Nuovabarda, Nouvamonte) i njohur së paku nga shek. XIII-XIV!

Monument i kultit në fjalë në lidhje me dokumentacionin, që doli nga Arkivi i Muzeut te Kosoves (1955), zotëronte këto dimensione: 27,70 x 12, 60. Ndërsa, sipas argjipeshkvit të Tivarit Marin Bici, i cili kishte vizituar këtë në vitin 1610, monumenti në fjalë ka mundur ti zinte rreth 3000 besimtarë. Emri i tij, siç e ndeshim në dokumentet e kohës, Shën Mëria ose kisha sase (Santa Maria chiesa canonicale in Nouamonte), u bë i njohur në botë edhe sipas shërbimit aty të humanistit Martin Segoni (?-1485). ). Ajo që tërheqë më tepër vëmendjen këtu janë njoftimet nga dorëshkrimet të cilat zbulojnë vetëm fillimin dhe fundin e rrugëtimit të jetës së Segonit. Fillimi ndërlidhet me Artanën, ku lindi në shtëpinë e t’et, Gjon Segonit, dhe fundi me Ulqinin (1482-1485). Duke bërë kërkime e arkivore në Padova për arbërit në Universitetin e Padovës, kam pasur privilegj, për të ndeshur me njoftime që shpiejnë në veprimatrinë e Segonit në Universitetin e Padovës gjatë viteve 1474-1475. Në universitetin e kësaj qendre të madhe të kohës, kishte mbaruar studimet dhe në shkurt të vitit 1475 kishte mbrojtur doktoratën nga e drejta kanonike. Jo vetëm në atë kohë, por edhe disa dekada më parë u bën të njohura marrëdhëniet në mes të Artanës dhe Universitetit të njohur në Padova. Brenda këtij kuadri Martin Segoni, njëri ndër humanistët më i cituar i kohës për tema të luftës, në latinishtën vulgare kishte shkruar dorëshskrimin e shkurtër kushtuar Skënderbeut: “Tregim mbi Gjergj Kastriotin […], i quajtur Skander Beg, Aleksandri i Madh”. Përveç këtij dorëshkrimi janë të njohura edhe disa shkrime të Segonit në latinisht në të cilat bëhet fjalë për rrugët e Eurpës Juglindore, si, rrugët që shpien për në Kosovën e sotme, të cilën e quan Dardani; rruga Egnatia, e cila që nga Durrësi dhe Apollonia shpie për në Lindje. Gjithashu, në dorëshkrimet e Segonit ndeshim njoftime për trevat e Arbërisë Veriore dhe Jugore.

InForCulture

Recent Posts

Lëngu i panxharit ndihmon në uljen e tensionit? Ja çfarë tregojnë studimet

  Një studim i fundit sugjeron se konsumimi i lëngut të panxharit mund të ndikojë…

5 hours ago

Tiranë, 1972: Misteri i vdekjes së 27 foshnjave në maternitet… a kishte dorë Enver Hoxha?

  Në fillim të viteve ’70, Enver Hoxha, i prekur nga diabeti dhe probleme të…

6 hours ago

A e vrau Mehmet Shehu më 1951 Jonuz Kacelin? Ç’ndodhi 5 ditët e hetuesisë, dëshmia! Pushkatimi i 22 intelektualëve

  Bomba në ambasadën sovjetike ishte justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22…

6 hours ago

Pse është kaq e rëndësishme Ngushtica e Hormuzit?

  Rreth 3,000 anije në muaj kalojnë normalisht nëpër Ngushticën e Hormuzit në Lindjen e…

7 hours ago

Çfarë ndodh nëse hani çdo ditë vezë të ziera?

    Të thjeshta, ekonomike dhe të mbushura me vlera ushqyese, vezët e ziera janë…

7 hours ago

Rrethi që nuk të çon askund që kushtoi 1.5 milionë euro

  Një rreth në Zalaegerszeg në perëndim të Hungarisë ka kushtuar 1.5 milionë euro nga…

7 hours ago