<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

Si ndikon mungesa e gjumit te emocionet tuaja?

Të paktën shtatë orë gjumë në natë është baza e shëndetit të mirë thonë ekspertët. Sipas tyre, gjumi përbën gurthemelin e të jetuarit shëndetshëm do ditë. Mungesa e gjumit ndikon jo vetëm tek aftësia për t’u përqendruar në punët e përditshme, por edhe tek emocionet tuaja. Gjumi ndihmon në balancimin e hormoneve. Në mungesë të tij, hormonet e urisë dalin jashtë shinave dhe rrisin ndjesinë e oreksin. Përpos kësaj, ngopja nuk ndodh kurrë.

Ndaj nuk është rastësi që kur jeni të drobitur nga mungesa e gjumit, keni një uri të pamasë. Prandaj gjumi duhet të jetë prioriteti juaj. Kur trupi dhe truri kanë marrë pushimin e merituar, njeriu është në gjendje të ketë një jetë më të qetë.

Çfarë ndikimi ka mugesa e gjumit tek emocionet tuaja?
Studimet e fundit ku AgroWeb.org është bazuar, vlerësuan efektet e të bërit më pak gjashtë orë gjumë në natë. Minimumi i sasië së gjumit që të rriturve ju duhet për një shëndet optimal. Orët e reduktuara të gjumit rezultuan në emocione negative, si zemërimi, nervozizmi, vetmia dhe zhgënjimi.

Simptomat fizike u shfaqën me probleme në rrugët sipërme të frymëmarrjes, dhimbje dhe probleme gastrointestinale. Këto shqetësime mendore dhe fizike vazhduan derisa pjesëmarrësit në këtë studim, filluan të flinin më shumë se gjashtë orë në ditë. Studiuesit vunë re se këto shqetësime u shfaqën edhe vetëm pas një nate ku pjesmarrësit nuk bënë gjumë të plotë.

Studime të mëparshme kanë zbuluar se edhe disa minuta në mungesë të gjumit, mund të dëmtojë performancën në punë, të ulë vëmendjen, e cila është kritike për menaxhimin e stresit dhe ruajtjen e rutinës së shëndetshme. Ekspertët e shëndetit paralajmërojnë se nëse kjo ju bëhet zakon, është gjithnjë e më e vështirë për trupin tuaj që të marrë vetën plotësisht nga mungesa e gjumit.

Disa nga këshillat që ata japin për një gjumë të mirë janë: Të ushqeheni shëndetshëm, të vendosni një orar të cakuar për të fjetur, kryeni aktivitete që ju ndihmojnë të qetësoheni të tilla si joga ose meditim, të konsumoni një çaj qetësues përpara gjumit siç është çaji i kamomilit, të shmangni qëndrimin në Tv ose paisjet elektronike para gjumit./AgroWeb.org

InForCulture

Recent Posts

Këta 6 përbërës nuk duhet në asnjë mënyrë të përzihen me njëri tjetrin

    Mund të befasoheni kur të mësoni që ka kombinime të ushqimeve që duhet…

7 minutes ago

Ushqimet që ju mbajnë të ngopur më gjatë dhe ju ndihmojnë të kontrolloni urinë

  Cilat ushqime ju mbajnë të ngopur më gjatë dhe ndihmojnë në kontrollin e urisë?…

19 minutes ago

A i shërojnë gështenjat këto 8 sëmundje, ja kush duhet t’i hajë urgjent…

    Me uljen e temperaturave, gështenjat kthehen në një nga ushqimet më të preferuara…

1 hour ago

Shenjat, simptomat e kancerit të gjirit: Cilat ndryshime nuk duhen neglizhuar

    Kanceri i gjirit nuk shfaqet gjithmonë përmes një gunge të dallueshme, pasi në…

1 hour ago

Habit mjeku: Të gjithë hani lakër turshi, por askush nuk e di se çfarë i ndodh zemrës tuaj

    Habit mjeku: Të gjithë hani lakër turshi, por askush nuk e di se…

4 hours ago

A duhet ta lani fytyrën me ujë të ngrohtë apo të ftohtë?

    Edhe pse uji i ftohtë mund të japë një ndjesi freskie dhe të…

4 hours ago