<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETESOCIALE

Cila është pasaporta më e fuqishme në botë për vitin 2023

“Henley Passport” ka bërë renditjen e pasaportave më të fuqishme në botë për verën e vitit 2023, bazuar kjo në lirshmërinë e lëvizjes pa viza të qytetarëve.

Japonia që ka mbajtur për 5 vite vendin e parë në botë, tashmë ka rënë nga kjo pozitë.

Në vend të parë si pasaporta më e fuqishme e globit është Singapori. Qytetarët e këtij vendi mund të udhëtojnë pa viza në 193 vende nga 227 destinacione botërore.

Për këtë vit, sipas indeksit të “Henley Passport” vihet re një ringritje e vendeve të Europës.

Kështu, Gjermania, Italia dhe Spanja renditen në vend të dytë. Qytetarët e këtyre vendeve mund të udhëtojnë pa viza në 190 shtete.

Në vend të tretë renditen Japonia, Koreja e Jugut, Austria, Finlanda, Franca, Luksemburgu dhe Suedia, shtete këto me akses pa viza në 189 destinacione.

Mbretëria e Bashkuar është në vend të katërt. Britanikët mund të udhëtojnë pa viza në 188 shtete.

Kanadaja renditet në vend të shtatë me 185 destinacione pa vizë, së bashku me Greqinë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur pikë duke zbritur në vend të tetë, me 184 destinacione pa vizë.

Pasaporta e Shqipërisë renditet në vend të 48, me 117 destinacione pa pasur nevojën për vizë.

Serbia renditet në vend të 34 me 137 destinacione, Maqedonia e Veriut renditet në vend të 43 me 125 destinacione, Mali i Zi renditet në vend të 44 me 124 destinacione, Bosnje-Hercegovina në vend të 47 me 118 destinacione dhe Kosova në vend të 94 me 42 destinacione.

Në fund të tabelës janë Afganistani, Iraku dhe Siria, ku qytetarët e këtyre shteteve mund të udhëtojnë pa viza respektivisht në 27 vende, 29 dhe 30 destinacione. /tvklan.al

InForCulture

Recent Posts

Pesë gabime të zakonshme që mund t’i mbushin muret me myk gjatë dimrit

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

12 hours ago

Dëshironi ta lini duhanin? Ja disa hapa që mund t’ju ndihmojnë

    Lënia e duhanit mund të jetë sfiduese, por me një plan të qartë,…

12 hours ago

Kura me gjethe ulliri që ndihmon në trajtimin e hipertensionit

    Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…

13 hours ago

Çfarë ndodh në organizëm nëse hani një thelpi hudhër në darkë

    Që në lashtësi, hudhra ka qenë aleate e njerëzimit kundër shumë sëmundjeve. Ajo…

14 hours ago

Pse shtatzënat duhet patjetër të marrin vitaminën D

    Fëmijët që lindin me nivele të ulëta të vitaminës D janë në rrezik…

14 hours ago

A ndikon ushqimi në përhapjen e kancerit?

    Shkencëtarë nga Cambridge kanë vlerësuar se ushqimi mund të ndikojë në rritjen dhe…

14 hours ago