Përse kaq indiferentë ndaj kuturës, lashtësisë, autoktonisë; iliro shqiptare?
Kalaja e Trajanit është një monument i trashëgimisë kulturore në #Tren, në rrethin e Devollit, (BYLIST #BILISHT) të qarkut Korçë, Shqipëri.
Kjo Kala përbëhet nga 5 radhë muresh, çka tregon sigurinë e madhe që ofronte kjo kala, e cila Ishte një ndër më të mëdhatë në territorin e Ilirisë, duke u shtrirë në plot 23 ha.
Muret e saj kanë një gjatësi të përgjithshme prej 3 km. Fortifikimi ngrihet mbi një kodër 1200 m. të lartë në afërsi të shpellës së Trenit.
Një faqe e kodrës krejt shkëmbore bie thikë mbi liqenin e Prespës së Vogël. Me pjerrësi të madhe bien dhe faqet e tjera, me përjashtim të anës jugperëndimore, ku ka mjaft tarraca të gjera natyrore të përshtatshme për banim.
Tre rrathë të tjerë muresh, të dallueshëm qartë, prej të cilëve njëri ka mbetur i papërfunduar, përshkojnë faqen jugperëndimore të kodrës. Vetëm buza veriperëndimore. e saj, krejt shkëmbore dhe e pangjitshme, është lënë e pafortifikuar.
Muret kanë një gjerësi prej 3.20-3.50 m dhe janë ndërtuar me gurë të papunuar, lartësia e mbetur tashmë në faqet anësore shkon nga 60-1.20 m.
Kalaja e Trajanit, është një nga vendbanimet e fortifikuara prehistorike, më të mëdha në territorin e Ilirisë. Ai përfshin brenda mureve, që kanë gjatësi të përgjithshme prej 3 km, një sipërfaqe prej 23 hektarë.
Megjithatë mbrojtja e këtij vendbanimi nuk përfundon me kaq. Në anën jugore të kalasë ngrihet një kodër, që lidhet me të parën me një qafë, e cila shërben si rrugë kalimi për t’u ngjitur në kala nga ana juglindore.
Pikërisht në këtë vend ruhet një mur me gjatësi 500 m, i cili kalon nëpër lartësinë e kodrës, duke e përshkuar atë mes përmes. Ky mur, i njohur sot me emrin “Muri i Mokut”, mund të jetë ndërtuar në një periudhë më të vonë dhe ka shërbyer si pritë në rastin e ndonjë sulmi të befasishëm për banorët, që jetonin jashtë mureve të kalasë.
Fortifikimi i Trajanit, siç kuptohet nga vetë forma planimetrike e tij, është zhvilluar nëpërmjet të disa fazave. Fortifikimi i platformës së sipërme, që është kryer në fazën e parë, paraqet një tip të ngjashëm me kalanë e Podgories; (#Këmbgurit).
Në një periudhë të dytë është fortifikuar një pjesë e shpatit juglindor të kodrës për aq sa kërkonin nevojat për mbrojtje të asaj periudhe. duke përfshirë në të një pjesë të popullsisë që banonte në shpatin e kodrës.
Periudhës së tretë i përket muri i madh rrethues, brenda të cilit përfshihej një pjesë e konsiderueshme e faqes së kodrës, ndërsa muri tjetër i dyti i periudhës së fundit, i papërfunduar, synonte të krijonte një ndarje të re të brendshme, që do të bashkonte buzën e greminës me murin rrethues.
Vendbanimet e mbrojtura me shumë mure rrethuese janë një tipar karakteristik për fortifikimet ilire të një periudhe të hershme, zakonisht në majën e kodrës, duke luajtur rolin e një akropoli.
Madje edhe pasi qytetet e mëdha qenë përhapur përtej kufijve të mbrojtjeve të tyre fillestare, muret rrallë qenë shtrirë për të përfshirë këto zona të reja përpara fundit të shek. VII ose fillimit të shek. VI p.e.r.
Objekte të gjetura në afërsi, që me siguri i përkasin një tume ilire, datohen në shek. VIII-VII p.e.r.
Gërmimet arkeologjike në se do të kryhen në të ardhmen në këtë kala, do të mund të zbulojnë një qendër të rëndësishme paraurbane për pellgun e Korçës dhe ndoshta në fazën e fundit të zhvillimit të saj një nga qytetet e para të ilirëve, të cilët nuk kanë munguar të përmenden në Ilirinë e Jugut nga autorët antikë, që në shek. VI-Vp.e.r.
Referime:
• ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I DEVOLLIT. Instituti i Monumenteve të Kulturës – Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 29 tetor 2019. Marrë më 11 tetor 2016.
• ^ Nicholas Geoffrey Lemprière Hammond (1994). Collected studies. Hakkert. fq. 6.
• ^ a b c Gjerak Karaiskaj (1981). 5000 vjet fortifikime në Shqipëri. Shtëpia Botuese “8 Nëntori. /Trungu & InforCulture
Himni i flamurit që shkroi Çabej, në konkursin e vitit 1937: Atje lidhet besa e…
Është e dëshmuar se për 500 vite, shqiptarët kanë qenë pjesë integrale dhe e pandarë…
Mbretëresha Teuta e Ilirisë dhe ushtria e saj pirate, sunduan Detin Adriatik në lashtësi dhe…
Është fakt se bërja e një filxhani çaji duket dhe është një proces i…
Mandarinat e Xarrës tashmë janë shndërruar në krenari, jo vetëm për zonën ku mbillen…
Në zonat më të thella të vendit qasja ndaj mjekësisë moderne ka qenë prej…