<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KAFSHËT

Përse macet bien gjithmonë në këmbë?

Macet mbajnë titullin si kafshët të cilat njihen gjerësisht për vjedhje të ushqimeve sa herë gjejnë ndonjë gjë vërdallë në shtëpi ose në ambiente të ndryshme të shtëpisë. Por nuk është kjo e vetmja aftësi që kanë sepse dihet edhe një gjë tjetër për to.

Sa herë rrëzohen bien në këmbë. Për shembull, në vitin 2012, një mace kotele e quajtur Sugar ra nga kati i 19-të i një ballkoni në Boston dhe nuk pësoi asgjë përkundrazi ishte në shëndet të plotë.

Jo vetëm që i bën macet të duken disi të pathyeshme, por kjo aftësi e tyre është vërtet shqetësuese dhe një rast për t’u studiuar.

Kur macet bien, ato përdridhen dhe kthehen përmes ajrit për të arritur pozicionin optimal të uljes, duke rënë përsëri në një pozicion prefekt pa asnjë dëmtim në këmbë.

Procesi bllokoi shkencëtarët për një shekull, sipas BBC. Atëherë, çfarë u jep maceve këtë aftësi të mahnitshme?

Macet janë vrasëse të lindur të shpendëve, ketrave, minjve etj.

Jim Usherëood i Kolegjit Mbretëror të Veterinarisë shpjegoi për BBC se “macet kanë këmbë të gjata, elastike” dhe muskuj që devijojnë energjinë që ngadalëson dhe nuk lejon thyerjen e kockave.

Si e dinë macet në cilën mënyrë të përdridhen në ajër para se të bien në tokë? Përgjigja është në veshët e tyre. Siç shpjegon Animal Planet, macet kanë një sistem vestibular jashtëzakonisht të zhvilluar.

Ky është mekanizmi në veshin e brendshëm që rregullon ekuilibrin.

Brendësia e veshit të një maceje ka miliona qime dhe një lëng të mbushur me kristal që punojnë në të njëjtën kohë për të transmetuar informacione që lidhen me lëvizjen në trurin e maceve.

InForCulture

Recent Posts

Pse skuqemi kur kemi turp? Metoda e cila largon skuqjen në fytyrë

    Kur ju keni thirrur një njeri me emrin e gabuar apo kur në…

1 day ago

Fshati “më pranë qiellit” në botë, ku jetojnë rreth 100 banorë

    Në një lartësi prej rreth 4,587 metrash mbi nivelin e detit, në luginën…

1 day ago

Çfarë i ndodhë trupit nëse hamë djath në mëngjes

    Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e…

1 day ago

Mos i hidhni asnjëherë farat e shalqirit, kanë veti shëruese

    Nëse deri tani i keni hequr farat shalqirit përpara se ta hani keni…

1 day ago

Si të dallosh një psikopat: Është si ndryshimi midis një maceje shtëpiake dhe një maceje të egër

    Lista klasike e kontrollit për psikopatinë u zhvillua në vitin 1980 nga Prof.…

1 day ago

Simptomat që tregojnë se keni mungesë të vitaminës B9

    Lodhja e vazhdueshme, vështirësitë në përqendrim, dhimbjet e shpeshta të kokës dhe ndjenja…

1 day ago