<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Një pllakë varri i vitit 1531 për Leonik Nikollë Tomeun në Padova kushtim nga Pietro Bembo, poeti i madh venedikas i Rilindjes Europiane!

Jahja Drancolli

Nga vargu shumë i gjatë i gjurmëve të pashlyeshme të arbërve brenda dhe jashtë vendit, që mbajnë vulën e epokës së Skënderbeut, në këtë rast do të veçoja pllakën e varrit nga mermeri që ruan datën e vitit 1531 (datë e vdekjes), kushtim ky i Pietro Bembos, Leonik Nikollë Tomeut, i cili edhe sot e gjithë ditën ruhet në kishën e Shën Françeskut në Padova, pothuajse ngjitur me pallatin Bo të Universitetit të Padovës. Përballë kishës së përmendur ndodhet edhe shtëpia e Leonik Nikollë Tomeut (In la contrada de S. Francesco in casa de M. Leonico Tomeo).

Përmbajtja e gurit të varrit ruan disa rreshta në një gjuhë elegante latine që vetëm Pitro Bembo ka mundur të përmbledhë mrekullisht gjithë veprimtarinë, ndershmërinë dhe thjeshtësinë e jetës së mendimtarit dhe profesorit Leonik Tomeo. Dhe si përfundim i një përshkrimi të tillë mbi gurin e varrit, Bemboja dëshiron veçanërisht të shënojë vargje në gjuhën greke, të shkruara sa ishte gjallë vetë Nikollë LeonikTomeu.

Kush ishte Nikollë Leonik Tomeo(1456 -1531)?! Dihet se babai i tij ka lindur në Arbëri (“Nicolaus Tomaeus Epirota patre Venetiis genitus, aetatem a primis unguiculis omnem egit Patavii, quamobrem, prout occasio tulit, Epirotam se, Venetum, Patavnium, ex gente, ex natali solo, ex domicilio jactat.”). Ka migruar nga Atdheu në kohën e sulmeve osmane dhe u vendos në Venedik (shek. XV). Vitet e fëmijërisë së bashku me vëllezërit i kaloi në lagunat venedikase dhe në Padova. Fillimisht studioi greqisht në Padova, më pas në Firence dhe Milano. Dy letra të shkruara në greqisht vërtetojnë se Tomeu dhe vëllai i tij Bartolomeu (“orator e poeta”) kanë punuar në Roma dhe Firence gjatë viteve 1485-1488. Tomeu, kishte mbaruar studimet në Universitetin e Padovës (1485), ku u diplomua edhe për “in artibus” (“filozofi dhe mjekësi”). Shumë studiues mendojnë me të drejtë se origjina e familjes së Tomeu është nga zona bregdetare e Arbërisë, përkatësisht nga Durrësi. Studiuesi i madh M. E. Cosenza e shpjegon mbiemrin e Tomeu sipas malit të njohur Tomor (Tomarus), që përmendet në Epir (Arbrëri). Leonik, ndërkaq është një anagram jo i plotë i emrit Nicolò-Nikollë. Në Venecia, me sa duket, Tomeu ka kaluar edhe familjen e tij.

Foto e realizuar në vitin 1987!

InForCulture

Recent Posts

“Vape” në duart e adoleshentëve – një realitet shqetësues që duhet të jetë ALARM për të rriturit

OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…

16 hours ago

Lufta për mbijetesë në natyrë – ujku dhe karibuja

Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…

2 days ago

Syzet inteligjente dhe inteligjenca artificiale – mënyrë e re për të mashtruar në provime

Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…

2 days ago

Si dhe kur të ujiten pemët e reja?! Kujdes mos e bëni këtë gabim…

  Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…

2 days ago

Një grusht rërë mund ta shpëtojë kopshtin?! Habit studimi…

  Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…

2 days ago

Një ilaç me bazë bimore po ndryshon luftën kundër duhanit

  Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…

2 days ago