Categories: KËSHILLAShëndet

Ndikimi i ujit të kripur të detit në lëkurë

Zgjidhja më e mirë për të përballuar ditët e nxehta është padyshim afër detit apo pishinave të qytetit.

Ndjesia e çlirimit që merrni nga uji i freskët teksa notoni apo futeni në ujë është e jashtëzakonshme.

Sidoqoftë përtej kënaqësisë së momentit sipas ekspertëve uji me klor i pishinës dhe ai me kripë i detit kanë ndikimin e tyre afatgjatë në lëkurë.

Çfarë shkakton klori në lëkurë
Siç edhe mund ta dini klori nuk hyn te produktet që i bëjnë mirë lëkurës, transmeton AgroWeb.

Duke qenë një solucion antibakterial që përdoret me shumicë në pishina për të larguar bakteret e këqija është njëkohësisht i ashpër edhe me lëkurën.

Sipas mjekëve dermatologë klori mund të jetë i vështirë për t’u larë dhe për t’u hequr edhe pasi laheni në dush me shampo.

Reklama

Kjo vjen për shkak të përbërjes së tij të fortë kimike e cila shkakton tharje dhe irritim të lëkurës gjatë kohës që vepron në të.

Gjithsesi klori nuk është gjithnjë i dëmshëm, irritimet e mëdha dhe të dukshme ndodhin kur në pishinë apo në ujë ka një sasi të madhe të tij.

Veçanërisht kur pishina është plastike apo gome dhe kur vuani nga ndonjë sëmundje e lëkurës si ekzema.

Këto kushte mund t’a bëjnë lëkurën më të predispozuar për t’u dëmtuar. tharë dhe irrituar nga klori.

Si ndikon uji me kripë në lëkurë
Kur laheni në det situata është komplet e ndryshme, pasi kripa nuk është e dëmshme për lëkurën. Uji i kripur ndihmon lëkurën edhe kur vuani nga ndonjë irritim, dëmtim apo problem siç janë aknet.

Reklama

Kjo pasi uji i detit është i pasur me minerale që e ushqejnë dhe kurojnë lëkurën duke i dhënë rini dhe shëndet asaj.

Gjithsesi një problem të vogël mund ta shkaktojë edhe ky ujë, sidomos tek lëkurat e thata. Kripa kur mbetet në lëkurë ka tendencën ta thajë atë duke ju shkaktuar një ndjesi parehatie dhe kruajtje.

Gjithashtu një lëkurë shumë e thatë ka tendencat të rrudhet dhe plaket shumë më shpejt se të tjerat.

Si ta parandaloni
Në rastin e ujit me klor mundohuni që të lani trupin me ujë nga dushi të paktën 10 minuta pasi keni dalë nga pishina. Gjithashtu para se të hyni lyeni lëkurën me ndonjë krem apo vaj shumë hidratues siç janë ato me vaj kokosi apo ulliri.

Reklama
Ja si mund të mbani në kontroll mykun e këmbëve në kushte shtëpie
Blog
Save Money At The Airport With These Thrifty Budget Ideas
Lasetrips.com
by Taboola
Në rastin e ujit të detit me kripë, pasi të laheni sigurohuni që serish ta hidratoni lëkurën me kremra apo vajra shumë hidratues.

Fillimisht sigurohuni ta lani mirë trupin dhe fytyrën tuaj në mënyrë që me kripën të largohet edhe kremi i diellit që mund të keni përdorur.

Për një lëkurë të shëndetshme e sidomos në verë qëndroni afër dushit dhe kremrave hidratues.

InForCulture

Recent Posts

ANDRONIKA ARIANITI KOMNENA KASTRIOTI, JETA NË OBORRET E MBRETËRISË SË NAPOLIT DHE TË SPANJËS Nga Dr. Lutfi ALIA

Andronika Arianiti Komnena, e bija e princit Gjergj Arianiti dhe Maria Muzaka, u lind në…

6 hours ago

“Kombi shqiptar s’do rrijë i qetë përballë shtypjes së egër”, çfarë i shkroi Abdyl Frashëri sulltanit më 1879

SEJDO HARKA/ “Si mund t’i thuash bujkut, çfarë bëre, kur mbjell farën në arë? Sot fara…

6 hours ago

Bujani në kryengritjet e Shqipërisë së Epërme (Kosovës) 1909 – 1910

Bujani në kryengritjet e Shqipërisë së Epërme (Kosovës) 1909 - 1910 Nga Hasan Mehmeti Kryengritjet…

6 hours ago

ARBËRESHËT E ANAMALAS NË ITALI

Po e publikojm për studiuesit dhe historiografinë shqiptare një dokument nga gjuha e shkruar arbëreshe…

7 hours ago

Studimi zbulon 3 mënyra kryesore për të lënë duhanin

Mendoni ta lini duhanin? Ka tre mënyra kryesore që ju ndihmojnë të hiqni dorë nga…

11 hours ago