<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: RETROSPEKTIVË

Gazeta “Kosova” (1941) për shqiptarët e Peshterit

Jemi kah mendojmë kangët kombëtare shqiptare të fushës së Peshterrit të Jeni Pazarit, të cilat bariu shqiptar, që përpos gjuhës shqiptare nuk din asnjë gjuhë tjetër, duke kullotë delet e tija, i shpërndanë me anën e valëve të ajrit duke i frye fyellit të tij me të gjithë forcën e mushknive.

O ti bari, që i bije fyellit, n’atë të Peshterit fort të dashtun, përsërite edhe njëherë kangën e Skenderbeut me gjithë gulçmin e shpirtit t’andë, dhe njehi nji nga nji të gjithë nenet e kanunit të Lekës, që edhe sot n’at anë janë në zbatim.

Bari! Ti je shqiptar dhe na ty të duem, na nuk i harrojmë kurrë burrat për atdhe të herojëve të katundeve tuaj, si Hysen Boshkoviç, Feriz Sallki e të tjerë, tash ma neve na ka ardhë dita e bashkimit t’onë me ju.

Bari ktheja grykën fyellit kah Tirana dhe kah Shkodra dhe fryej atij me gjithë gulçimin e zemres; por jo ma me atë melodi ngushëlluese e mallëngjyese që je mësue me i fry deri më sot, sepse sot prej teje duem nji melodi të nji kange të re!

…Na po vijmë ku je sepse dhanë besën me ardhë e me ju shpetue.

Bjeri, pra, bari, bjeri fyellit, nuk je ma bonjak sepse pak kilometra mbas shpinës tande, ka nji kufi shqiptar, nji Qeveri Shqiptare.

Qe par, po vijmë ku je që jeni kah na kërkonim anën e fërshëllimave të ernave dhe gurgullimeve të lumejve të juaj. Shpirti i atyne dëshmorëve që ranë për shpëtimin e Jeni Pazarit dhe të Kolloshinit le të rrijë i qetë, sepse na pa ju nuk duem të rrojmë ma. Ju sigurojmë se vorret e juaja nuk kanë për t’u shkelun ma prej thundrës s’anmikut.

(I. A.)

InForCulture

Recent Posts

Cila është historia e Valles së Osman Takës?

Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…

11 hours ago

Ushqimet që do t’ju ndihmojnë të shtoni peshë

    Teprica e kalorive është thelbësore për të fituar masë muskulore. Vaktet e lëngshme…

13 hours ago

Si ta kuptoni se a ju dhemb veshka apo pjesa e poshtme e shpinës?

    Dhimbjet e shpinës dhe veshkave shpesh ngatërrohen dhe nuk na është e qartë…

14 hours ago

6 mënyra për të ngrohur një dhomë pa ngrohje

    Në dimër është normale të ndiheni të ftohtë në ajrin brenda shtëpisë tuaj…

14 hours ago

Qymyr i ëmbël: Çfarë është dhe si bëhet?

Qymyri i ëmbël është një traditë e Tre Mbretërve në Spanjë, që simbolizon sjelljen e…

14 hours ago

Nëse vuani nga veshkat, bëni kujdes me konsumin e këtyre ushqimeve

    Ajo që hani mund të luajë një rol të madh në shëndetin e…

18 hours ago