Habit historiani: Zeusi ishte perëndi pellazge, s’kishte lidhje me grekët

Një përballje natyrale lind ndaj disa “historianëve” dhe disa gjuhëtarëve në Perëndim dhe gjetkë, të cilët kanë gabuar shumë rëndë nga anët historike dhe gjuhësore që nga fundi i shekullit XIX.

Çudia është se shumë shqiptarë historianë, arkeologë etj. janë bazuar mbi këta “autorë” në mënyrë të verbër dhe veçanërisht Akademia e Shkencave e Tiranës. Të besosh se këta vetëm autorë kishin apo kanë të drejtë si edhe monopolin e së vërtetës absolute tregon se këta “dijetarë” shqiptarë nuk janë në gjendje të punojnë vetë në këtë fushë të historisë të lashtësisë pa ndihmën e jashtme.

A nuk kuptojnë apo nuk kanë vullnet të mendojnë thellë kur lexojnë? Kjo mund të tingëllojë si një devijim i rëndë i pakuptueshëm. Historianët shqiptarë të kohës enveriste dhe disa të sotëm u bazuan në disa autorë të huaj që nuk e zotëronin çështjen pellazge apo e kishin injoruar. Gjithashtu, ata janë bazuar në disa autorë të lashtësisë së hershme dhe të vonshme që ishin të njëanshëm apo nuk zotëronin çështjen pellazge. Tani po kthehem prapë te këta autorë modernë, të cilët i kritikoj ashpër në librat e mi dhe gjithë shkrimet e mia.

Në të vërtetë, këta autorë nuk e përfytyruan përvetësimin nga helenët të civilizimit të para ardhësve të tyre, domethënë atë të pellazgëve autoktonë, “të lindur nga toka” si “Pélasgos”. Ata as nuk i ndjejnë me saktësi manipulimet e kryera në panteonin e Olimpit, ku emri i Zeusit, i cili nuk ishte grek u përdor për të bërë që Helenët të zbresin nga perëndia Zeus kryezoti. Prandaj edhe panteoni i Olimpit e bë lëmsh ku ishin përzier perëndi, perëndesha, heronj ose heroina dhe që në fund u bënë “helene” dhe gjithë bota i besoi ashtu.

Ata as nuk e perceptuan pse kishte katër shekuj, epokat të errëta, në të cilët asgjë “helene” nuk qe shfaqur. Ata nuk u përgjigjën se as helenët, ilirët dhe dorianët nuk u përmenden në “Iliadë” dhe tek “Odiseja”; ndodhi ashtu sepse qenë emra të vonshëm. Ata bëjnë zë që në “Iliadë” kanë mbijetuar pasazhe të ndryshme komprometuese për grekët, ngase u kanë shpëtuar censurës dhe shkathtësisë së logografeve të parë grekë. Në “Iliadë” ishte i tillë rasti i pellazgëve hyjnorë, i Zeusit pellazg dhe Dodonës si kryeqendër fetare-kulturale e pellazgëve, i ekzistencës së një gjuhe të Perëndive (ajo e pellazgëve) dhe e një gjuhe të “njerëzve” (ajo e helenëve).

Raste të tjera janë ekzistenca e pellazgëve në dy kampet të kundërta të Luftës së Trojës si dhe ekzistenca të emrave dhe fjalëve (onomastike) të padeshifrueshme nga greqishtja. Gjithë ata emra e fjalë shpjegohen vetëm falë gjuhës shqipe dhe sidomos gegënishtes, e cila është shumë e afërt me jonishten e lashtë etj. Këta historianë modernë nuk kanë zbuluar gjithashtu se autorët e lashtë nuk kanë folur kurrë për një civilizim mikenas.

Për të autorët e lashtë njihnin vetëm qytetin e Mikenës dhe banorët e tij mikenas, por jo ndonjë qytetërim miken. Sepse i vetmi qytetërim parahelen që njihej ishte ai i Pellazgëve. Më në fund, ata nuk e kuptuan se pseudo-arkeologu dhe tregtari i pasur gjerman, në fakt një gjahtar thesari dhe jo një arkeolog, Heinrich Schliemann (1822-1890) nuk ishte një arkeolog i patentuar. Ai me gërmimet e tij në qytetin Mikenë në Greqi (në fakt, në Argosin pellazgjik) është në zanafillën e kësaj shpikjeje të rastësishme të një “civilizimi mikenas”. Këtë e quaj mashtrimin historik më të madh, i cili më pastaj është shfrytëzuar gjerësisht dhe naivisht, i marrë dhe i shpërndarë kudo në botë.

Ndjekja e atij “zbulimi të rremë” ku civilizimi mikenas quhet “grek” është një gabim tjetër i rëndë historik. Këtë e ndjek një tjetër gabim i madh gjuhësor i bërë nga kërkuesit Ventris dhe Chadwick në vitin 1952 gjatë hulumtimeve të tyre mbi shkrimin Linear-B, i cili rrjedh nga shkrimi Linear-A kretas. Ata e caktuan se Lineari-B ishte edhe mikenas edhe një “greqishte të lashtë”. Ndërsa helenët (grekët) ende nuk ekzistonin në atë kohë shumë të lashtë e ashtuquajtur periudha mikene.

Dhe, për më tepër, katër shekuj 1200 – 800 p.e.s. kanë ndarë shfaqjen e helenëve (pas vitit 800 p.e.s) nga fillimi i epokave të errëta (-1200). Prandaj ky shkrim mund të kishte të bënte vetëm me gjuhën e Pellazgëve, domethënë pellazgjishten e lashtë dhe jo greqishten e lashtë meqenëse helenët nuk ekzistonin akoma atëherë! Në lidhje me këtë çështje, autorët e lashtë grekë kishin pohuar unanimisht se “Pellazgët” ishin paraardhësit e vetëm të helenëve dhe jo stërgjyshërit e tyre.

Mikenët e vetëm që dinin ishin banorët e qytetit të Mikenës në Argolidë. Kurse Jonët ishin pellazgët e parë para se të bëheshin helenë, të cilëve u lanë një trashëgim të pasur me një pjesë të madhe të gjuhës, kulturës dhe legjendave të tyre. Në fillim gjuha greke ishte një gjuhë mjeshtërore e krijuar nga jonishtja dhe eolishtja (baza pellazge autoktone) me përzierje të tjera gjuhësore që rridhnin nga origjinat e ndryshme të helenëve (egjiptiane, fenikase dhe asiriane që i kam quajtur “semito-egjiptiane”). Më në fund ekziston problemi i dekriptimit të diskut të Faistos.

A ishte shkrimi i atij disku të shekullit XVIII p.e.s. një mbetje apo gjurmë e qytetërimit që ka ekzistuar në kohën e Pellazgëve? Kjo bën të pohosh se ky shkrim mund të jetë një pellazgjishte e lashtë ose një parajonishte. E cila do të thotë të njëjtën gjë pasi, siç pohon Herodoti, Jonët ishin pasardhës të Pellazgëve. Herodoti jep një tregues të çmuar (I, 171) ku ai pohon se Karianët janë në origjinën e përkrenares me krifë, me një tufë pupleshe ose qime kali. Kjo përkrenare të kujton kokat e luftëtarëve të Filistinëve, të shkruar si Peleset/PLST prej egjiptianëve, si Pelleshtimët prej hebrenjve, domethënë Pellazgët.

Në tezën time të doktoraturës kam një kapitull mbi Filistinët që ishin Pellazgë të mirëfilltë. Ekzistenca e kësaj përkrenare filistine pohohet ikonografikisht dhe kronologjikisht nga relievet e tempullit mortor në Medinet Habu në Egjipt kushtuar mbretit Ramses III, 1186 – 1155 p.e.s. Ajo përkrenare është riprodhuar nëntëmbëdhjetë herë në të dyja faqet e diskut Faistos i zbuluar në Kretë. Deri më sot, asnjë objekt tjetër i ngjashëm nuk është gjetur. Dy prova janë të padiskutueshme: Filistinët ishin Péllazgët dhe Karienët ishin jo vetëm pellazgë, por kishin të njëjtën përkrenare me Filistinët. Gjithë historia e lashtë është mbushur me fakte dhe hollësi të këtij lloji, por duhet me qenë i aftë për të ndarë bykun nga gruri dhe zbuluar gënjeshtrat, paqartësitë, ngatërresat, dyshimet, mashtrimet, e manipulimet e shumta.

Në të vërtetë, vërehet se poezitë epike të traditës gojore pellazge (“Iliada” dhe “Odisea”), shkrimet e para të vërteta të Antikitetit botuar nën pushtimin e Pisistratit në mes të shekullit VI p.e.s. u përvetësuan dhe u monopolizuan nga pushtuesit helen. Ato u përkthyen me ndihmën e pellazgëve dygjuhësh, u modifikuan, u manipuluan dhe u shkruan së pari në “Jonishten” (Jonët e parë ishin Pellazgë para se të bëheshin helenë) dhe së dyti në “Eolishten”. Ato qenë poezi të traditës gojore para-helene, pra, me origjinë jo greke, domethënë Pellazge! Ato poezi u botuan në mes të shekullit VI p.e.s. nga Pisistrati (600- 527 p.e.s.) dhe i biri i tij Hiparku.

Për të gjithë autorët e lashtë, parahelenët e vetëm ishin Pellazgët, paraardhësit e helenëve dhe jo stërgjyshërit e tyre. Më në fund, përveç këtyre autorëve modernë të lehtë dhe që përsërisin si papagall çfarë thonë të tjerët gabimisht, do të theksoja se vlerësoj shumë autorë të tjerë modernë nga shekulli XVII – XVIII dhe shumë pak të tjerë të shekullit XX. Ata shpesh i citoj në shkrimet e mia për rëndësinë e tyre, mprehtësinë e tyre dhe anën e tyre vizionare edhe nëse nuk kishin kryer studime specifike mbi Pellazgët ose Shqiptarët. Këta autorë modernë të fundit si dhe autorët e antikitetit, të cilët i admiroj, i njihnin shumë mirë Pellazgët.

E gjithë kjo është e studiuar me gjerësi dhe rigorozitet falë veprave të mia shumëdisiplinare, kërkimeve të gjëra dhe serioze, analizave të thella, argumenteve bindëse, ballafaqimeve të teksteve të ndryshëm, krahasimeve me studime të tjera, dëshmive të ndryshme antike, referencave të verifikueshme, të padiskutueshme. Gjithë kjo punë e madhe studimore e nxjerr gjahun nga strofka dhe zbulon gënjeshtra, gabime, paqartësi, ngatërresa, mospërputhje dhe manipulime të tjera etj. Përfundimet e këtyre zbulime janë lidhur në mënyrë “matematikore”.

Prandaj teza ime e dokumentuar u pranua si Doktoraturë nga Universiteti i Sorbonës në Paris më 3 janar 2012. Po e përfundoj këtë vështrim historik duke iu drejtuar Akademisë Shkencore të Tiranës për t’i thënë solemnisht se falë studimeve të mia shumë-disiplinore, historia e fshehur për më shumë se 2500 vjet nuk është më një enigmë. Dhe se së fundmi e vërteta për historikun e Pellazgëve ose origjina e Helenëve doli në dritë.

Le ta prekë Doktoraturën time veçanërisht ish-drejtori i Akademisë së Shkencave të Tiranës, Myzafer Korkuti, e të shohë se puna ime metodike dhe titanike që më kushtoi dhjetëra vite u krye në një mënyrë shkencore nga një studiues serioz, historian shumë-disiplinor. Unë nuk jam një “amator i pasionuar, romantik dhe diletant” siç foli ai ditën kur u takuam në Tiranë në 2007 gjatë një debati steril në tv “Top Channel”. Ky person kishte ardhur për të debatuar mbi librin që sapo kisha botuar në gjuhën shqipe dhe ai nuk e kishte lexuar. Ironia e fatit donte që ai të vinte në debat pa e lexuar librin tim, gjë që tregonte një paaftësi e pakorrektësi flagrante dhe mosrespekt nga ana e tij.

Për çështjen pellazge shpresoj që tani Akademia do të kuptojë se ka marrë një kthesë të gabuar dhe se kjo rrugë mund ta çojë vetëm në një rrugë pa krye. E ardhmja do të gjykojë. Veprat e mia vërtetojnë se Pellazgët ishin paraardhësit e drejtpërdrejtë të trako-iliro-shqiptarëve, sepse ata flisnin të njëjtën gjuhë dhe shqiptarët sot flasin gjuhën e trako-ilirëve. Shqiptarët e sotëm janë bijtë e Pellazgëve të hershëm. Kjo është e vërtetuar nga teza ime dhe Doktoratura e mbrojtur në Universitetin e Sorbonës në Francë.

Në të gjithë botimet e mia janë parashtruar provat, argumentet bindëse, analizat e thella dhe referencat e verifikueshme. Njohuritë e mia të gjuhës shqipe zyrtare (që i afrohet më tepër toskërishtes) dhe gegënishtes të mësuar që në djep dhe me një anë tjetër kur isha nxënës në Liceun Francez të Kajros/Egjipt zbulova në “Iliadë XVI”, 233/236 se Zeusi nuk ishte grek, por “pellazg” këto më kanë ndihmuar në studimet dhe kërkimet e mia të ndërmarra më vonë mbi Pellazgët.

Dhe që atëherë fillova një rrugëtim studimor shkencor historikgjuhësor që më kushtoi djersë, vështirësi, pagjumësi dhe shpenzime për më tepër se 50 vjet të jetës sime. Kënaqësia tani është se ia vlejti gjithë ai mund e kohë në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare. Brezat më të rinj e dinë tani se si qëndron e vërteta e fshehur për mijëra vite.

Mathieu Aref (Arif Mati)/historiashqiptare

InForCulture

Recent Posts

Shkaktarët e Vet.evrasjes: Një pasqyrë e ndërlikuar e faktorëve psikologjikë, shoqërorë dhe biologjikë

  Zana Islami/ Trungu&InforCulture.info Vetevrasja është një temë tepër e ndjeshme dhe komplekse që prek…

13 hours ago

Si u spraps më 1912 armata e tretë serbe nga veriu! Beteja e Drinit dhe thirrja e Isa Boletinit

BEQIR AJET SHEHU*/ Beteja e Lumës meriton vëmendjen e duhur nga historiografia jonë kombëtare, pasi ajo…

1 day ago

Hakmarrja serbe një vit pas humbjes së madhe në betejën e Kolesjanit! M*sakrat e tmerrshme në Dibër, u vr’anë gra, fëmijë dhe pleq

HALIL RAMA/ Vlerësimi i heronjve dhe dëshmorëve të atdheut, përveçse akt juridik dhe politik, është detyrimi…

1 day ago

Kodi kalorsiak shqiptar në folklorin sllav

Zotërit shqiptarë të shekullit të katërmbëdhjetë do të bëheshin antagonistët kryesorë në poemat epike serbe,…

2 days ago

Musolini në Shqipëri/ Kur makina i mbetej në baltë

Në Mars të vitit 1941, Musolini, la frontin e luftës italo-greke dhe nisi vizitën drejt…

2 days ago

Përpjekje të reja për të studiuar historinë e klimës në Tokë

Nis punën projekti Beyond Epica në Antarktidë. Është pasues i misionit të parë Epica dhe…

2 days ago