Ekspertë të ushqyerjes së shëndetshme e kanë cilësuar lëngun e mishit si një eliksir magjik për organizmin. Lëngu i mishit dhe i kockave është shumë i pasur me ushqyes dhe për më tepër përgatitet shumë lehtë në kuzhinë.#
Një drekë familjare në vendin tonë nuk mund të imagjinohet pa këtë pjatë, por një mjek rus pretendon se është një “vrasës” i enëve të gjakut dhe zemrës. Doktor Andrey Bobrovsky, një nutricionist rus dhe doktor i shkencave mjekësore, zbuloi se lëngu i mishit, i çdo lloji, mund të jetë i dëmshëm për shëndetin.
Siç shpjegoi ai, nëse e përdorni rregullisht këtë pjatë të bërë në shtëpi, rrisni rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare.#
“Është vërtetuar se shumë sëmundje moderne janë të lidhura me përdorimin e vazhdueshëm të acideve yndyrore të ngopura, gjegjësisht yndyrave shtazore”, tha Bobrovski dhe shpjegoi se i referohej sëmundjeve të tilla si ateroskleroza, sëmundjet kardiovaskulare, infarkti dhe goditjet në tru.
Bobrovski tërhoqi vëmendjen për rrezikun e këtij përbërësi popullor. Përdorimi i rregullt i tij dëmton në mënyrë të padukshme zemrën. Fakti është se, sipas mjekëve, ndikimi negativ i acideve yndyrore të ngopura në shëndet vërehet ndonjëherë shumë vonë, sepse, për shembull, ateroskleroza zhvillohet me vite pa u ndjerë.
Kalcifikimi ndodh kur në trup grumbullohet kalcium në vende ku nuk duhet, si në inde…
Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe rregullimi i marrëdhënieve me kafshët: një vështrim studimor Kanuni i…
Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit…
Më 23 mars 1989 ndodhi një nga momentet më të rënda politike në historinë moderne…
REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…
Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…