<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SOCIALE

Pse disa njerëz plaken më shpejt se të tjerët?

E keni pyetur veten pse disa njerëz plaken më shpejt se të tjerët, ose ndryshe ky proces nuk është me të njëjtin ritëm tek të gjithë.

Ekspertët kanë një përgjigjie: Mosha biologjike është e lidhur ngushtë me atë kronologjike! Le ta shpjegojmë më saktë këtë:

Mosha kronologjike është numri i viteve të jetës së njeriut ndërsa ajo biologjike i referohet asaj se sa i vjetër duket një person”.

Një studim i vitit 2015 me rreth 1,000 burra dhe gra të lindur nga prilli 1972 deri në mars 1973 (të gjithë 38 vjeç në atë kohë) ekzaminoi moshën biologjike në krahasim me moshën kronologjike në mënyrë që të kuptonte më mirë “ritmin e plakjes“. Në këtë studim, tek pjesëmarrësit u analizua presioni i gjakut, funksioni i organeve, kolesteroli, shëndeti i dhëmbëve dhe metabolizmi për të vlerësuar moshën biologjike të secilit pjesëmarrës.

Ata zbuluan se shumica kishin mosha biologjike që përputheshin me numrin e ditëlindjeve të tyre, por të tjerët kishin mosha biologjike shumë më të reja ose më të vjetra se mosha e tyre kronologjike.

Ndërsa shumica dukej se plakej me një ritëm normal, disa po plakeshin me një ritëm shumë të shpejtë, e ca të tjerë shumë ngadalë.

Autori i studimit Daniel Belsky, një asistent profesor i mjekësisë në Shkollën e Mjekësisë dhe Qendrës për Plakjen e Universitetit Duke në SHBA shpjegoi: Ajo që gjetëm është një marrëdhënie e qartë midis të dukurit më të vjetër nga jashtë dhe plakjes më të shpejtë nga brenda.

Por, çfarë e shkakton një plakje më të hershme? Studiuesit shtojnë se është stili i jetesës, sëmundjet apo dhe mënyra si trajtohen nga njerëzit pranë tyre. Me këtë të fundit i referohemi gjendjes emocionale e cila ndikon tepër në pamjen e jashtme.

Kështu që, kujdesuni shumë për veten dhe mos lejoni asnjë energji negative t’ju ndikojë në shëndet!/tvklan.al

InForCulture

Recent Posts

Përmirëson sheqerin në gjak, trigliceridet dhe astmën, ja gjethet e cilit frut mund t’i konsumoni si çaj

  Një nga bimët që mund të ketë përfitime interesante shëndetësore është fiku. Edhe pse…

18 hours ago

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

    Një pamje e lodhur, zbehje e fytyrës dhe rrathë të errët rreth syve…

18 hours ago

Onkologu zbulon 5 gjërat që nuk i bën kurrë në shtëpi

    Kur bëhet fjalë për shëndetin, disa zakone të përditshme mund të duken të…

19 hours ago

Ja ushqimet që kardiologët konsumojnë rregullisht për të mbajtur tensionin nën kontroll

Një dietë e shëndetshme për zemrën, e pasur me perime, peshk, fibra dhe yndyra të…

1 day ago

Vlerat e qumështit dhe kosit të dhisë: Çfarë i bën kaq të veçantë?

Qumështi dhe kosi i dhisë po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendje për profilin e…

1 day ago

Të bëni fëmijë? Kjo është bima që ndihmon edhe për rregullimin e ciklit

https://www.youtube.com/watch?v=F--rF9cD7wU&t=1s

1 day ago