Konspiracionisti nga Kosova, Arianit Sllamniku ka folur për ngjarjen që ka tronditur botën prej disa ditësh. Një nëndetëse e njohur si Titan u zhduk pasi kishte shkuar në oqean për të parë nga afër rrënonjat e Titanikut. Në të ndodheshin 5 persona me influencë shumë të madhe në botë, nga të cilët nuk ka asnjë gjurmë.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Sllamniku u shpreh se kjo tragjedi nuk ishte rastësi që ndodhi pikërisht në këtë vit. Sipas tij, mjafton të bëhet një llogari përmes datës që u përmbyt Titaniku dhe kupton lidhjen.
“Pse pikërisht vizita e Titanikut të bëhet me një nëndetëse të tillë në vitin 2023 dhe jo në vitin 2022, 2021, 2020 apo vitin e ardhshëm 2020.
Ju lutem, mblidhni numrat e datës së fundosjes së Titanikut dhe çfarë numri na jep në fund.
Pra, 15.04. 1912-> 1+5+0+4+1+9+1+2=23. Pra, data e fundosjes së Titanikut, na jep vitin e “skandalit”, ose fundosjes së dytë të “Titanikut” të dytë ose te vendi i Titanikut. Rastësi apo jo? Te shqiptarët zakonisht qendron kjo arsye, e shpjegimit të ngjarjeve si rastësi. Në këtë botë nuk ka asnjë ngjarje rastësore”, u shpreh Sllamniku.
Ekspertët shpjegojnë pse parandalimi kërkon më shumë se një këshill të thjeshtë “Pini…
Një ide mjaft e pazakontë vjen nga Holanda, ku një prodhues akulloresh ka krijuar…
Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…
Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…
Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…
Rezolutat e Lidhjes së Prizrenit 1878, “Kararname-ja” Më 10 qershor 1878, delegatë nga e gjithë…