Më 16 qershor të vitit 1882 lindi Gaetano Petrotta. Ai ishte filolog dhe historian i letërsisë nga Hora e Arbëreshëve, në Siçili.
Në veprën e tij kryesore “Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare”, Gaetano Petrota parashtroi një vështrim të përmbledhur të historisë së letërsisë bashkë me një histori mjaft të pasur të studimeve albanologjike për çështje të alfabetit, gramatikës, dialektologjisë, leksikografisë, historisë së gjuhës, etnografisë, folklorit dhe historisë së kulturës.
Themeloi më 1932 katedrën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe në Universitetin e Palermos dhe e mbajti derisa u nda nga jeta në vitin 1952.
Petrota la dorëshkrim një gramatikë shqipe të së folmes së Horës së Arbëreshëve, si edhe një fjalor frazeologjik të arbëreshëve të Siçilisë.
Shumë njerëz mund të mos e shfrytëzojnë siç duhet një funksion të makinës larëse…
A e dini se zgjedhja e ushqimit në mëngjes përcakton ritmin e metabolizmit tuaj për…
Qumështi i deles po fiton një vëmendje të jashtëzakonshme vitet e fundit, duke u cilësuar…
Shumë njerëz kanë zakonin e shpeshtë që, ndërsa qëndrojnë ulur, të tundin ose të lëvizin…
Rreziku i sëmundjeve të zemrës ndikohet nga një sërë faktorësh, ku ushqimi dhe pijet luajnë…
Hemoglobina është një nga treguesit më thelbësorë në analizën e gjakut, pasi roli…