Nuk ka dyshim se jeni shtrirë dhe kthyer në shtrat më shumë se një herë, sepse nuk mund të flini dhe keni qëndruar zgjuar derisa minutat dhe orët kalojnë.
Pagjumësia konsiderohet të jetë një problem i rregullt për një numër të madh njerëzish. Nëse jeni një nga ata që zgjohen jo të freskët ditë pas dite, një mjek ka zbuluar një këshillë “të çuditshme” për t’ju ndihmuar të gjeni rrugën drejt gjumit.
Doktori Karan Rajan tha se vuante nga pagjumësia kur filloi të punonte si mjek. Në fillim, ai nuk mendoi se këshilla e tij në dukje kundërproduktive – që përfshin pak psikologji të kundërt ose ‘qëllim paradoksal’ – do të funksiononte.
Megjithatë, mjeku u befasua se sa lehtë e ndihmoi në betejën e tij me pagjumësinë.
Duke shpjeguar si ta bëni këtë, ai tha: “Në thelb, i thoni vetes: ‘Unë nuk do të fle’ dhe qëndroni zgjuar. Thjesht shtriheni në shtrat, me sytë hapur dhe e detyroni veten të qëndroni zgjuar. Thoni vetes: ‘Mos fli, mos fli’. Në shumicën e rasteve, do të ndiheni të lodhur dhe do të flini, dhe kjo do të ketë sukses”.
Mjeku sqaroi se kjo teknikë quhet ‘objektivi paradoksal’.
Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…
Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…
Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…
Rezolutat e Lidhjes së Prizrenit 1878, “Kararname-ja” Më 10 qershor 1878, delegatë nga e gjithë…
Sherpat në Himalaje praktikojnë poliandrinë për të mbajtur pronën të pandarë dhe për të…
Një përzierje e thjeshtë me vaj ulliri dhe lëng limoni së fundmi është kthyer…