<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

Mjekët zbulojnë dy pozicionet më të pashëndetshme të gjumit

Ndonëse cilësia e gjumit tonë është më e rëndësishmja, shumë studime tregojnë se pozicioni në të cilin flemë mund të ndikojë shumë në shëndetin tonë. Siç shpjegojnë ekspertët, madje edhe dy pozicione duhen shmangur sepse janë shumë të dëmshme. Një nga ato pozicione jo të shëndetshme është gjumi me njërën këmbë të përkulur.

Domethënë, mjekët thonë se përkulja e njërës këmbë drejt kokës gjatë gjumit nuk është aspak e dobishme për shëndetin tonë dhe një pozicion i tillë i trupit bën shumë më tepër dëm sesa mirë. Puna është se kur të dyja këmbët janë të përkulura gjatë gjumit, presioni në legen zvogëlohet dhe kjo mund të ndihmojë dikë që vuan nga dhimbjet e shpinës. Megjithatë, ngritja e njërës këmbë ka efektin e kundërt dhe shpërndarja e pabarabartë e presionit në njërën këmbë mund të çojë në dëmtim të shpinës, shkruan Index.hr, transmaeton Klankosova.tv

Një tjetër pozicion që mjekët nuk e rekomandojnë kur flini është gjumi në pozicionin barkas. Edhe pse kjo pozitë është ndër të preferuarat e shumë njerëzve, në fakt është shumë e dëmshme. Gjegjësisht, gjumi në stomak konsiderohet i pashëndetshëm sepse mund të parandalojë frymëmarrjen normale dhe të shkaktojë lakim të parregullt të shtyllës kurrizore, transmeton Klankosova.tv.

Kthimi i kokës në njërën anë gjatë gjumit në këtë pozicion është një tjetër shkaktar i një lakimi të tillë. E gjithë kjo, përveç dhimbjes së shpinës, mund të sjellë edhe inflamacion dhe dhimbje në muskujt e qafës. Prandaj, as ekspertët nuk e rekomandojnë këtë pozicion./Klankosova.tv/

InForCulture

Recent Posts

Mos e hidhni parfumin gabim: Ja si ta bëni aromën të zgjasë më shumë

    Mënyra, momenti dhe vendi ku e aplikoni parfumin mund të ndikojnë më shumë…

6 hours ago

Diabeti: Si ta Kuptoni dhe ta Menaxhoni në Kohë

    Diabeti është një sëmundje kronike që ndodh kur niveli i sheqerit në gjak…

1 day ago

Pesë ushqime anti-inflamatore që duhet t’i hani këtë vjeshtë

    Vjeshta sjell me vete një numër ushqimesh që mund të shtohen në dietën…

1 day ago

A mund të ulin arrat rrezikun e tensionit të lartë, ja çfarë zbuloi studimi

Konsumimi i rreth një grushti arra në ditë mund të lidhet me një rrezik më…

1 day ago

Si ndikon në trup pirja e kafesë në orët e mbrëmjes?

    Kafeina mund ta bëjë gjumin më pak rigjenerues, edhe kur ju zë gjumi…

1 day ago

Cila është historia e Valles së Osman Takës?

Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…

2 days ago