Truri i tyre reagon ndaj tingullit në një mënyrë të veçantë, simptoma është e lehtë për t’u dalluar
A e dini se te foshnjat që vuajnë nga autizmi, truri është më pak i ndjeshëm ndaj tingujve?
Pikërisht kjo shqisë që mund të ndihmojë në diagnostikimin e sëmundjes.
Studiuesit nga Universiteti i Majamit dhe Fakulteti i Mjekësisë i Harvardit, artikulli i të cilëve u botua në revistën “Autism Research”, krahasuan rezultatet e një testi standard të dëgjimit, i cili u bëhet të porsalindurve në spital menjëherë pas lindjes, dhe rezultatet e ekzaminimit për simptomat e çrregullimit të spektrit të autizmit (ASD) që kanë kaluar të njëjtët fëmijë në moshën parashkollore.
Në total, u analizuan të dhënat në lidhje me pothuajse 140,000 fëmijë të lindur në Florida. Në fund të studimit, autizmi u konfirmua në 321 fëmijë,Rezulton se foshnjat e porsalindura që më vonë diagnostikohen me ndonjë formë të autizmit kanë një reagim më të ngadaltë të trurit ndaj zërit sesa të porsalindurit e tjerë.
Në këtë rast, bëhet fjalë për të ashtuquajturin test ABR ose test për potencialet e evokuara akustike (dëgjimore), i cili bën të mundur vlerësimin se sa mirë reagon veshi i brendshëm dhe trungu i trurit të një të porsalinduri ndaj tingullit.
Gjatë testit, elektrodat që lëshojnë sinjale zanore shtypen në kokën e foshnjës në gjumë, ndërsa potencialet elektrike të trurit regjistrohen me kompjuter.
Studiuesit nga Majami besojnë se rezultatet e testit ABR mund të përdoren si metodë për diagnostikimin e hershëm të ndonjë forme të autizmit.
Ekspertët shpjegojnë pse parandalimi kërkon më shumë se një këshill të thjeshtë “Pini…
Një ide mjaft e pazakontë vjen nga Holanda, ku një prodhues akulloresh ka krijuar…
Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…
Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…
Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…
Rezolutat e Lidhjes së Prizrenit 1878, “Kararname-ja” Më 10 qershor 1878, delegatë nga e gjithë…