<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Çfarë u jep reve format e çuditshme që kanë?

Nëse keni provuar ndonjëherë të dalloni fytyra njerëzish apo forma kafshësh në konturet e reve, mund të keni pyetur veten pse ato shfaqen në forma kaq të larmishme.

Lagështia është gjithmonë e pranishme në ajër si avull uji, por kur kondensohet në pika të lëngshme apo grimca të ngurta akulli, këto grimca e shpërndajnë dritën, duke i bërë ato të dukshme si re.

Shembja e digës e ka bërë Detin e Zi një “gropë plehrash dhe varreza kafsh…
Forma e një reje përcaktohet nga temperatura, dendësia dhe lëvizja e ajrit. Dallimet në temperaturë dhe dendësi, e parandalojnë që ajri i ngarkuar me ujë të përzihet me ajrin përreth, duke i dhënë reve një formë të dallueshme, dhe duke krijuar konture shumë të qarta.

Lëvizja e ajrit i tërheq retë në formacione të ndryshme. Edhe pse nuk ka dy re që të jenë janë saktësisht të njëjta, ato mund të grupohen në disa kategori. Retë kumulus (grumbulluese janë të fryra dhe të ngjashme me pambukun.

Ato formohen në pjesën e poshtme të atmosferës. Kur avulli i ujit kondensohet në ujë të lëngshëm, ai lëshon një sasi nxehtësie, dhe në rast se kushtet atmosferike janë të paqëndrueshme, kjo nxehtësi është e mjaftueshme për t’u dhënë gjallëri reve kumulus, duke i detyruar ato të ngrihen dhe të shndërrohen në retë kumulonimbus.

Këto re të mëdha e të errëta, të mbushura me “frëngji”, formohen nga prurjet e shpejta të ajrit dhe shoqërohen shpeshherë me stuhi. Në të kundërt, retë stratus, formohen si shtresa të gjera nga ku ngrihet një zonë e madhe e rrymave ajrore.

Ndërkohë ato retë cirrus janë delikate dhe të formuara nga kristale akulli në lartësitë e mëdha të atmosferës. Teksa fundosen gradualisht më poshtë, ato kalojnë nëpër rryma ajri, të cilat i shtyjnë dhe tërheqin në drejtime të ndryshme, duke formuar re të gjata në formën e puplave.

InForCulture

Recent Posts

Këto janë arsyet pse prindërit nuk duhet të shtojnë kripë në dietën e foshnjës së tyre

    Shumë prindër duan të përmirësojnë shijen e ushqimit për foshnjat e tyre, kështu…

3 hours ago

Çfarë i ndodh trupit nëse hani molla çdo ditë?

    Molla është një nga frutat më të njohura në botë për shkak të…

3 hours ago

A është e dëmshme aroma në makinë?

    Me pajisje serioze, ekspertët e ADAC në laboratorin e tyre përcaktuan se aroma…

1 day ago

Pse njerëzit i mbështjellin paratë me letër alumini?

    Shumë njerëz që i mbajnë kursimet e tyre në shtëpi po kërkojnë mënyra…

1 day ago

Rënia e flokëve në majë të kokës mund të jetë një shenjë e këtyre sëmundjeve serioze

    Rënia e flokëve në majë të kokës nuk duhet të jetë vetëm çështje…

1 day ago

Një elektricist tregon se si ta ulni faturën e energjisë elektrike

    Fatura e energjisë elektrike zakonisht nuk rritet nga një pajisje e vetme, por…

1 day ago