Legjenda e Trekëndëshit të Bermudës filloi me zhdukjen e pashpjegueshme të një grupi avionësh ushtarakë që mbanin 14 persona, pranë brigjeve të Floridës Jugore në dhjetor 1945.
“Ne po hyjmë në ujë të bardhë, asgjë nuk duket të jetë në rregull”, tha drejtuesi i fluturimit përpara se kontakti në radio të humbiste. Trembëdhjetë ushtarakë të dërguar për të kërkuar të zhdukurit, u zhdukën edhe ata.
Të tjera zhdukje dhe takime misterioze kanë qenë të lidhura me zonën e oqeanit që është një trekëndësh me kulme në Bermuda, Florida dhe Puerto Rico, transmeton ‘bota.al’.
Dy aeroplanë pasagjerësh britanikë të South Amerikan Airways u zhdukën në këtë zonë, në vitet 1948 dhe 1949. Asnjë shpjegim apo mbetje nuk u gjet.
Viktimat në këtë zonë për të cilën janë shkruar shumë libra dhe dokumentarë kanë përfshirë një cisternë të madhe nafte, një jaht dhe një avion të vogël pasagjerësh. Librat, duke përfshirë “Trekëndëshi i Djallit”, “Limbo e të Humburve” sugjerojnë shpjegime të mbinatyrshme. Alienë në anije kozmike, vrima në kohë dhe kontinenti i humbur mitik i Atlantidës kanë qenë mes shpjegimeve.
ObserverKult
Lexo edhe:
Në brigjet juglindore të Shteteve të Bashkuara, ekziston një hapësirë në oqeanin Atlantik që ka prej kohësh një reputacion të frikshëm. Anijet që kalojnë aty zhduken. Madje pa lënë gjurmë. Fluturimet mbi atë zonë zhduken nga ekranet e radarëve. Kjo për të mos u parë më kurrë.
Ngjarjet misterioze kanë shkaktuar teori nga më të ndryshme. Duke u nisur nga ndërhyrjet e mbinatyrshme. Pastaj tek rrëmbimet aliene, apo që flasin për një zonë që është disi jashtë kufijve normalë të realitetit fizik. Thuhet se Trekëndëshi i Bermudës është një vend paranormal.
Një studim i fundit sugjeron se konsumimi i lëngut të panxharit mund të ndikojë…
Në fillim të viteve ’70, Enver Hoxha, i prekur nga diabeti dhe probleme të…
Bomba në ambasadën sovjetike ishte justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22…
Rreth 3,000 anije në muaj kalojnë normalisht nëpër Ngushticën e Hormuzit në Lindjen e…
Të thjeshta, ekonomike dhe të mbushura me vlera ushqyese, vezët e ziera janë…
Një rreth në Zalaegerszeg në perëndim të Hungarisë ka kushtuar 1.5 milionë euro nga…