Ndonjëherë e pyes veten: “Si ka mundësi që gjenerata jonë i mbijetoi gjithë produkteve ushqimore plot me laktozë? Si kemi arritur të rriteshim pa integratorë, hormone dhe multivitamina? Si kemi mundur të jetojmë pa Cola, pa Red Bull, pa aperitivë apo koktejle, ndërkohë që prisnim të dielën për të provuar pak ujë të gazuar?
Si i kemi mbijetuar dimrave vetëm me një panine me djathë në çantë, pa toste, Nutella apo imunostimulantë? Si kishte mundësi që kënaqeshim me vaktin e pasdites me bukë, gjalpë dhe sheqer, pa na shkuar në mendje shtrydhja e frutave apo perimeve? Si kemi duruar ndëshkimin e profesorave, ndërkohë që pas shumë vitesh i kemi përshëndetur e përqafuar në rrugë?
Si i kemi mbijetuar plagëve nëpër gjunjë, ndërsa binim gjatë lojërave, thjesht duke hedhur atje pështymë, pa e ditur ekzistencën e antibiotikëve, antiseptikëve apo medikamenteve të tjera?
Si kemi mundur të njihemi me personin e jetës, edhe pse nuk ekzistonin celularët dhe të vetmet mesazhe ishin ato të shkëmbyera në letra të shkruara, apo me puthje të vjedhura?
Si ia kemi dalë të shkruanim poezi, apo të kompozonim këngë, pa përdorimin e një kompjuteri? Si kemi duruar aq shumë për të dhënë puthjen e parë, ndërkohë që ajo tashmë jepet që në takimin e parë?
Ama brezi ynë nuk përgatiste vetëm grurin, por dinte edhe të ëndërronte. Sepse ushqimi më i shëndetshëm që e ushqente, ishte shpresa. Ne shpresonim për kohë më të mira dhe kjo na bënte të duronim edhe vështirësitë më të mëdha. Ne ëndërronim pa e ditur se kohë të tilla do të vinin, ku rreziqet ndodhen në çdo aspekt të jetës”./ web
ObserverKult
Nga: Gazmend Arifi A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin…
87 vjet më parë...Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa…
Glacier Express njihet si “treni ekspres më i ngadalshëm në botë” Të udhëtosh me tren…
Përdoret shpesh për urthin dhe duket e padëmshme, por soda e bukës mund të ndërveprojë…
𝐑𝐫𝐨𝐤 𝐙𝐨𝐣𝐳𝐢: 𝐄𝐤𝐬𝐩𝐞𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞𝐭𝐧𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢𝐤𝐞 Kuruar nga Nebi Bardhoshi 📍Hapja e ekspozitës 🗓E premte, 10.04.2026, ora…
“Nderi”, filmi i suksesshëm malazez në gjuhën shqipe, vjen për herë të parë në Tiranë…