<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

Këto janë shenjat paralajmëruese për aritmi

Miliona njerëz në mbarë botën kanë një ritëm anormal të zemrës ose aritmi, dhe shumë prej tyre nuk janë të vetëdijshëm për këtë. Lloji më i zakonshëm është fibrilacioni atrial (AF), i cili bën që zemra të rrahë në mënyrë të parregullt dhe rrit në mënyrë dramatike rrezikun e sulmit në tru. Nëse diagnostikohet, fibrilacioni atrial mund të trajtohet.

“Është shqetësuese që ka një numër të madh njerëzish që janë të padiagnostikuar dhe të pavetëdijshëm se po jetojnë me një rrezik në rritje të sulmitnë tru”, tha profesori Nilesh Samani për Daily Mail.

Çrregullimet e ritmit të zemrës janë shkaku kryesor i vdekjes së papritur kardiake dhe sulmeve shkatërruese.

Ja çfarë duhet të dini.

Aritmia mund të prekë të gjitha grupmoshat

Siç shpjegon kardiologu Anthony Chow, problemet e ritmit të zemrës janë shumë të zakonshme dhe mund të prekin të gjitha grupmoshat, por fibrilacioni atrial është më i zakonshëm të moshuarit.

Aritmia mund të ketë shumë shkaqe

Shumë kushte mund të shkaktojnë probleme të ritmit të zemrës, duke përfshirë çrregullime të tiroides, infeksione dhe apnea të gjumit. Shkaktarët mund të jenë stresi, duhani, alkooli, pilulat dietike dhe ilaçet për kollën ose ftohjen.

Shenjat paralajmëruese që duhet të keni kujdes

Sipas Chow, shenjat kryesore paralajmëruese për t’u kujdesur janë palpitacionet (një ndjesi rrahjeje në zemër/ gjoks), marramendje dhe të fikët, gulçim, siklet në gjoks dhe ndjenjë lodhje e tepërt. Këto gjëra nuk nënkuptojnë automatikisht se keni një problem me zemrën, por është e rëndësishme të kontrolloni për ndonjë simptomë.

Si të matni rrahjet e zemrës?

Ju mund të kontrolloni rrahjet e zemrës duke përdorur një EKG ose një monitor, por mund ta kontrolloni edhe vetë në shtëpi. Uluni pesë minuta përpara se të filloni matjen dhe mbani mend se çdo stimulues që keni marrë, do të ndikojë në rrahjet e zemrës suaj.

Aritmia mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore

Aritmia kardiake mund të shkaktojë një sërë komplikimesh serioze shëndetësore, duke përfshirë goditjet në tru, dështimin e zemrës dhe sulmet në zemër. Aritmitë kardiake shpesh shoqërohen me një rrezik të shtuar të mpiksjes së gjakut. Nëse mpiksja e gjakut çlirohet, ajo mund të udhëtojë nga zemra në tru, gjë që mund të çojë në një goditje në tru.

Kur duhet ta vizitoni mjekun?

Nëse keni pasur probleme me zemrën në të kaluarën ose jeni të shqetësuar për palpimin, duhet të flisni me mjekun tuaj. Ata me histori familjare të aritmisë dhe/ose vdekjes së papritur kardiake duhet gjithashtu të kontrollohen./Klankosova.tv.

InForCulture

Recent Posts

Pas 114 vitesh, dizajnet origjinale të Titanikut do të bëhen publike për herë të parë

Kur Titaniku u nis në udhëtimin e tij të parë fatkeq në prill të vitit…

14 hours ago

Migrimet dhe shkatërrimi demografik i Bihorit (1912–1990)

Nga: Ismet Azizi Proceset demografike në rajonin e Bihorit gjatë shekullit XX nuk mund të kuptohen…

14 hours ago

Marin Beçikemi: Ambasadori i humanizmit shkodran në zemër të Europës së Rilindjes

Nga rrënojat e rrethimit të Shkodrës në katedrat e Venedikut dhe Padovës, rrugëtimi i dijetarit…

15 hours ago

Kjo është shenja e parë që ju duhen dritare të reja: Kostot e fshehura po rriten pa e kuptuar

Mjegullimi dhe lagështia në xhama nuk janë gjithmonë normale – ato mund të tregojnë probleme…

2 days ago

Kryengritja e Ilindenit sipas Jusuf Buxhovit

KRYENGRITJA E ILINDENIT SIPAS JUSUF BUXHOVIT Nga Fatmir Sulejmani Në kapitullin e gjashtë të pjesës…

2 days ago