Preveza, një nga portet më të rëndësishme të Jonit, mban emër shqip.
Ndonëse shteti grek nuk jep as dromcën më të vogël të përbërjes ɖeɱȯgrafike të qytetit dhe rrethinave të tij, emri i tij flet për shquesën shqiptare për aq sa shkon mbamendja historike.
Hamendje të shumta janë hedhur për origjinën e emrit të këtij qyteti buzë kaltërsive të Jonit. Propozime të tilla si ndërlidhja me fjalën italiane prevesione ‘furnizim’, apo me rrënjën sllave *prěvozъ nuk i kanë vënë kapakun debatit mes studiuesve.
Një hipotezë tjetër që ka fituar truall në rrethet studiuese është propozimi i arvanitit, Petros Furriqis, i cili emrin Prevezë e qëmtonte te një formë e rikonstruktuar parashqipe *prevεzi(nga rrënja prevë ‘rrugë, kalim). Natyra shqipe e këtij toponimi vërtetohet edhe nga prapashtesa me funksion zvogëlues –za (që në rastin në fjalë i bie prevë + zë, kalimth).
Një studim i fundit sugjeron se konsumimi i lëngut të panxharit mund të ndikojë…
Në fillim të viteve ’70, Enver Hoxha, i prekur nga diabeti dhe probleme të…
Bomba në ambasadën sovjetike ishte justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22…
Rreth 3,000 anije në muaj kalojnë normalisht nëpër Ngushticën e Hormuzit në Lindjen e…
Të thjeshta, ekonomike dhe të mbushura me vlera ushqyese, vezët e ziera janë…
Një rreth në Zalaegerszeg në perëndim të Hungarisë ka kushtuar 1.5 milionë euro nga…