<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SHKENCË/TECH

Limitet e gjenialitetit, disa prej gabimeve më trashanike të mendjeve më të ndritura të historisë

Pasi udhëtoi për në Mars në vitin 1999, një robot hapësinor i NASA-s me vlerë 125 milionë Dollarë iu afrua shumë sipërfaqes së planetit të kuq dhe u shkatërrua.

Në fakt, ky nuk ishte fat i keq por një përllogaritje e gabuar e shkencëtarëve më të mirë të agjencisë hapësinore që harruan se programi i robotit operonte me njësitë imperiale (inç, milje) dhe jo metrike.

Por vetëm 6 vite më vonë, NASA përsëriti të njëjtin gabim me një tjetër robot që vlente 110 milionë Dollarë. Zgjuarsia dhe suksesi nuk përjashtojnë dështimin apo sabotimin e projektit tënd.

Matematicienia Ada Lovlejs ishte llogaritare e shkëlqyer, por kjo s’e pengoi që të humbte 3200 Paund në një bast të vetëm kumari. Kjo shumë sot është e barasvlefshme me 270.000 Paund.

Albert Ajnshtajn dilte gjithnjë në det me varkën e tij dhe çdo herë ia dilte ta kthente përmbys. Fizikanti shpëtohej gjithnjë dhe më e bukura është se nuk dinte as not.

Disa prej gabimeve janë trashanike, por edhe gazmore. Çarls Darvinit i pëlqente të hante speciet e reja që klasifikonte. Pas muajsh të tërë që kërkonte për një lloj zogu që nuk fluturonte, ai e gjeti por e ngatërroi me diçka tjetër.

Shkencëtari dhe miqtë e tij ishin duke shijuar vaktin kur Darvin kuptoi gabimin. Ai mblodhi menjëherë çfarë kishte mbetur nëpër pjata dhe i dërgoi në Londër. Ky do të ishte ekzemplari i parë në Angli ku zogu do të ‘rindërtohej’ nga gjella.

Zigmund Frojd ishte admirues i kokainës, si për vete edhe për pacientët por kjo e bëri aq paranojak sa në vitin 1904 gjatë një udhëtimi në Greqi ai mendonte se numrat 61 dhe 62 donin ta ‘kapnin’. Në hotel iu dha dhoma 31 dhe psikoanalisti u tmerrua sepse është gjysma e numrit 62.

Disa histori të tjera janë të çuditshme.

Napoleoni festoi firmosjen e një traktati me Rusinë duke organizuar një gjueti lepujsh. Por kur lepujt u lëshuan në fushë, doli që ishin të butë dhe jo të egër ndaj ata rendën drejt liderit francez që u largua me tërbim.

Përveç kësaj, ka edhe raste kur mëson se s’mund të dorëzohesh.

Përpara se të bëhej i pasur duke krijuar Sherlok Holmsin, Artur Konan Dojl u përpoq ta shiste veten si mjek. Pas javësh të tëra që nuk i vinte asnjë pacient, kur dikush hyri në zyrën e tij, ai nisi me entuziazëm të kontrollonte kollën e personit. Në atë moment vizitori rezultoi të ishte taksambledhësi që kishte ardhur për faturën e papaguar të gazit./tvklan.al

InForCulture

Recent Posts

A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin përmes rënies së topave?

Nga: Gazmend Arifi A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin…

9 hours ago

87 vjet më parë…Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa çnderimin…

87 vjet më parë...Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa…

10 hours ago

Trenat panoramikë më të bukur të Europës

Glacier Express njihet si “treni ekspres më i ngadalshëm në botë” Të udhëtosh me tren…

10 hours ago

Soda e bukës dhe barnat: Kombinimi që mund të bëhet i rrezikshëm pa e ditur

Përdoret shpesh për urthin dhe duket e padëmshme, por soda e bukës mund të ndërveprojë…

10 hours ago

Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” do të hapet ekspozita – Rrok Zojzi: Ekspedita etnografike

𝐑𝐫𝐨𝐤 𝐙𝐨𝐣𝐳𝐢: 𝐄𝐤𝐬𝐩𝐞𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞𝐭𝐧𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢𝐤𝐞 Kuruar nga Nebi Bardhoshi 📍Hapja e ekspozitës 🗓E premte, 10.04.2026, ora…

11 hours ago

Filmi malazez në gjuhën shqipe “Nderi”, kandidat zyrtar për Oscar

“Nderi”, filmi i suksesshëm malazez në gjuhën shqipe, vjen për herë të parë në Tiranë…

11 hours ago