<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Vitaminat që fuqizojnë trurin

Shëndeti i mendjes bazohet ndjeshëm në një regjim të pasur ushqimor me produkte që stimulojnë çdo qelizë të tij.

Më poshtë do të gjeni një listë të vitaminave më të mira që fuqizojnë trurin, përmirësojnë kujtesën dhe performancën mendore.

Vitamina A

Vitamina A zgjeron aftësitë e mendjes dhe të sistemit nervor. Ajo përmirëson ndërlidhjen mes zonës së kujtesës dhe mësimit dhe zonës së qelizave.

Kjo vitaminë shërben si antioksidant, një mjet i fuqishëm kundër radikaleve të lira.

Burimet më të mira të vitaminës A janë spinaqi, pjeshka, mëlçia dhe kajsitë.

Acidi Folik

Është një nga format e vitaminës B9 dhe mban nën kontroll qelizat e trurit.

Acidi folik forcon kujtesën afat shkurtër dhe vigjilencën dhe largon amullinë në veprime dhe letargjinë.

Disa prej burimeve ushqimore më të pasura me acid folik janë barishtet, thjerrëzat, fasulet dhe bishtajoret.

Vitamina B6

Është një nga vitaminat e kompleksit B e dobishme për  një kujtesë të fortë.

Disa nga burimet më të mira të kësaj vitamine janë pjepri, mishi, drithërat e pasuruar dhe fasulet.

Vitamina B12

Kjo vitaminë është jetësore për shëndetin e qelizave nervore. Ajo mban të paprekur mielinën e cila mbulon fibrat nervorë dhe lëshon impulse elektrike në tru.

Në këtë mënyrë, kjo vitaminë parandalon sëmundjet e trurit.

Vitamina B12 parandalon depresionin dhe luhatjet e humorit dhe rrit vigjilencën.

Vitamina C

Radikalet e lira janë një rrezik madhor i qelizave të trurit.

Mënyra më e mirë për të parandaluar dëmin e këtyre radikaleve është marrja e antioksidantëve.

Vitamina C e luan këtë rol shkëlqyeshëm dhe siguron shëndetin jo vetëm të trurit por edhe të sistemit imunitar dhe zemrës.

Vitamina D

Ndihmon shëndetin e qelizave të trurit dhe mirëmbajtjen e tyre.

Burime të mira të vitaminës D janë shpendët, mishi i viçit, mëlçia, djathi, peshku, etj.

Vegjetarianët mund të konsumojnë kërpudha që përmbajnë vitaminën D2, një formë e vitaminës D.

Vitamina E

Kjo vitaminë mbron qelizat e trurit dhe nervave nga dëmet e shkaktuara prej radikaleve të lira. Ajo ndalon ose vonon progresin e sëmundjes së ALzheimerit tek të moshuarit.

Patatja e ëmbël, barishtet, drithërat dhe arrorët janë burime shumë të mira të kësaj vitamine.

InForCulture

Recent Posts

Shqipëria, Iliria e dikurshme, nga Roma te Perandoria Osmane, një histori lufte shekullore

SHQIPËRIA, ILIRIA E DIKURSHME, NGA ROMA TE PERANDORIA OSMANE, NJË HISTORI LUFTE SHEKULLORE Shqipëria, në…

42 minutes ago

Rilindasit, ata që e blenë kombin… dhe këta të tashmit që po e plaçkisin dhe shesin

Nga Albert Vataj Historia jonë është një paradoks i dhimbshëm ku sakrifica dhe lakmia shtrëngojnë…

56 minutes ago

Pse bateria humbet fuqinë? Shkencëtarët gjejnë “fajtorin” e fshehur

Shkencëtarët kanë zbuluar më në fund të vërtetën e fshehur pas dështimit të baterive me…

1 day ago

81 vite nga Lufta e Gadimes – Jetish Akllapi po bërtet: O u vra Ilmia bre!

Në jetën time prej gazetari, sa aktiv e sa pasiv, kam shkruar qindra artikuj, intervista…

1 day ago

Jehona e Azem Bejtës deri në Suedi?!

JEHONA E AZEM BEJTËS NË SUEDI Duke shfletuar arkivin e gazetës suedeze Svenska Dagbladet te…

2 days ago

Besa – Historia e nënës që mbrojti në besë vr’asësin e të birit

BESA. HISTORIA E NËNËS QË MBROJTI NË BESË, VRASËSIN E TË BIRIT Besa, para së…

2 days ago