Categories: KËSHILLA

Çfarë i ndodhë trupit tuaj nëse nuk e përdorni sheqerin për një muaj

Nëse jeni dikush që i doni ëmbëlsirat dhe nuk mund t’i rezistoni kurrë një gostie të ëmbël në baza ditore, jeni të sigurt se nuk jeni vetëm.

Megjithatë, ju e dini shumë mirë se konsumimi i sheqerit mund të dëmtojë shëndetin tonë të përgjithshëm.

Moskonsumimi i produkteve me sheqerna të shtuara, qoftë edhe për një muaj, mund të duket e vështirë në fillim, por përfitimet mund t’ia vlejnë.

Nga rreziku i reduktuar i diabetit deri te shëndeti më i mirë i zorrëve dhe më pak stres, lexoni për rezultatet e pabesueshme të ndërprerjes së sheqerit për 30 ditë.

Ëmbëlsirat e ndryshme

“Ndërsa sheqeri është një burim energjie, lloji i burimit (ose cilësia) është gjëja më e rëndësishme,” shpjegon për eatthis.com Allison Tallman, një dietologe në Sporting Smiles, duke vënë në dukje se sheqeri i rafinuar, siç janë ato që gjenden në ushqimet e përpunuara, biskota, patate të skuqura dhe ëmbëlsira, mund t’ju bëjnë të ndiheni të plogësht dhe letargjik.

“Duke hequr dorë nga këto ushqime, duke përfshirë sheqerin, është e mundur të rrisim energjinë tonë dhe të ndihemi më mirë se kurrë”, shton ajo.

Pra, nëse keni provuar të hani pa sheqer për një muaj të tërë, shanset janë që ndoshta do të ndjeni një rritje natyrale në nivelet tuaja të energjisë.

Më pak depresion dhe ankth

Heqja dorë nga sheqeri i shtuar për një muaj jo vetëm që ka efekte pozitive në trupin tonë, por edhe në mendjen tonë.

Për shembull, sipas një studimi, një konsum më i lartë i sheqerit në dietë lidhet me një rrezik më të lartë të depresionit.

Një studim i veçantë i vitit 2019 zbuloi gjithashtu se një dietë me sheqer të lartë mund të shkaktojë ndryshime neurobiologjike në funksionin e trurit, gjendje të ndryshuara emocionale dhe ankth.

Lëkurë më e mirë

Një studim i kohëve të fundit në Francë shqyrtoi më shumë se 24,000 të rritur për të parë nëse zakonet e të ngrënit kishin ndonjë efekt nëse një person kishte apo jo akne.

Ajo që studiuesit zbuluan ishte se një dietë e mbushur me sheqer, yndyrë dhe produkte shtazore lidhej me të vërtetë me një rritje të akneve tek të rriturit.
Pra, ndërprerja e sheqerit për një muaj mund të jetë e dobishme për pastrimin e lëkurës tua

InForCulture

Recent Posts

10 njerëzit më të pasur në historinë botërore!

  Sipas listës së miliarderëve botërorë të Forbes 2024, Bernard Arnault është personi më i…

8 hours ago

4 sekte Amerikane që vra.në shumë njerëz

  Botët utopike të sekteve u bënin njerëzve premtime të ndryshme në emër të lirisë.…

9 hours ago

Si filloi festimi i parë i ditëlindjes në histori?

  Ditëlindjet festohen me shumë emocione në shumë kultura. Tortë, qirinj, veshje të bukura, familje,…

9 hours ago

Ja për çka shërben pambuku në shishet e barnave

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka propozuar që pambuku të eliminohet, sepse përmban lagështi brenda shishes.…

9 hours ago

Lansohet platforma “KulTur 02”, platforma që gërsheton kulturën dhe turizmin në rajonin e Mitrovicës(Foto)

  Organizata për Hulumtime dhe Vetëdijësim Shoqëror Trungu, përmes një njoftimi në faqet e saj…

9 hours ago

Çfarë nuk shkon me shëndetin tuaj nëse keni dhimbje pas koke?

Dhimbja në pjesën e prapme të kokës shpërthen si pasojë e tensionit, stresit ose lodhjes.…

10 hours ago