<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Mafiozët, vr’asjet dhe rezistenca: Jeta nën mafien siciliane

Një ekspozitë e re përmbledh veprat e fotografëve kryesorë që dokumentuan jetën në Palermo, teksa mafia shtonte sulmet ndaj shoqërisë civile. Përzgjedhjen e ditores Guardian, Telegrafi e sjell si më poshtë

Punëtoria teatrore në spitalin psikiatrik, Palermo, 1983: Palermo Mon Amour gjurmon jetën publike të qytetit, nga vitet 1950 deri në 1992 – vit kur mafia siciliane intensifikoi sulmet ndaj shoqërisë civile dhe kur vrau Paolo Borsellinon dhe Giovanni Falconen që u rritën nën hijen e mafisë dhe që e luftuan atë si gjyqtarë. (foto: Franco Zecchin)

Nga seria Arkivi, Vëllimi i ParëMondello në Sicili është i njohur për plazhin me një shtrirje të gjatë, me rërë të imët dhe me shezllonet e diellit që jepen me qira. (foto: Fabio Sgroi)

Reklama


Fotografja Letizia Battaglia ndez cigaren me një pacient të spitalit psikiatrik, 1986: 
Battaglia nisi të punojë si gazetare për të përditshmen e Palermos, L’Ora, më 1969; eksperimentoi me fotoaparat dhe u bë një nga fotoreporteret e para gra në Itali. (foto: Lia Pasqualino)

Boris Giuliano, kreu i njësive speciale, në skenën e vrasjes, Palermo, 1978: Giorgio Boris Giuliano u vra nga mafia, teksa hetonte trafikun e heroinës dhe spastrimin e parave. Jo shumë kohë para vdekjes së tij, kishte qenë një nga policët e parë italianë që kishte ndjekur akademinë e FBI-së në Kuantiko. (Foto: Letizia Battaglia)

“Të shtënat” në lagjen Kalsa në Ditën e Shpirtrave, 1960: Enzo Sellerio portretizon kompleksitetin e mjedisit sicilian, pa rënë në folklor dhe duke i qëndruar gjithmonë besnik vizionit të kulturuar dhe të ndjeshëm. (Foto: Enzo Sellerio)

Reklama


Arrestimi i Leoluca Bagarellas, Palermo, 1980: Bosi famëkeq i mafies Bagarella, u arrestua përsëri në vitin 1995, pasi ishte arratisur për katër vjet. U dënua me burgim të përjetshëm për lidhjet me mafien dhe për vrasje të shumta. (Foto: Letizia Battaglia)

 Në plazhin Arenella, festa mbaroi, Palermo, 1986: Kjo foto është një nga të preferuarat e Battaglias. “Shkova në breg të detit për të fotografuar diçka dhe pashë këtë tryezë shumë të çuditshme. Dikush kishte organizuar një festë në breg të detit dhe nuk e di pse, por mbeti vetëm kjo pulë. Është poetike. Po e kërkoj një poezi në jetë. Kjo është gjithçka që më duhet”. (Foto: Letizia Battaglia)

Ditë e nxehtë, Jean Paul në shtëpi – nga seria Palermo 84-86Fabio Sgroi u fut në fotografi në vitin 1984, në një medium përmes të cilit do të paraqiste miqtë e vet dhe skenën e nëndheshme që karakterizonte Palermon në ato vite. (Foto: Fabio Sgroi)

26 prill 1987, Palermo: Në vitin 1986, Sgroi nisi të bashkëpunojë me gazetën e përditshme L’Ora, duke u fokusuar në lajme dhe reportazhe. (Foto: Fabio Sgroi)

Më shumë se 10 mijë studentë protestojnë kundër mafies, Palermo, shkurt 1986 – nga seria KronikaPalermo dhe Sicilia në përgjithësi, është vendi ku aftësia e Sgroit për të vëzhguar momentet private përzihet me rrjedhën e jetës dhe vdekjes që kalon nëpër rrugë, në qoshe dhe rrugica. (Foto: Fabio Sgroi)

Sheshi Kastelnuovo, 1954: Enzo Sellerio e zbuloi fotografinë në moshën 28-vjeçare dhe iu përkushtua plotësisht që nga viti 1952, pasi fitoi në një konkurs rajonal. Në të njëjtin vit, fotografitë e tij u botuan në revistën Sicilia dhe do të vazhdojë të punojë me periodikun Il Mondo dhe revistat e huaja DuVogue dhe Fortune. (Foto: Enzo Sellerio)

Hanxhiu çon gomarin për të parë aeroplanmbajtësen amerikane Independence, gjatë zgjedhjeve të vitit 1960: Në vitin 1969, së bashku me gruan e tij Elvira, Sellerio themeloi shtëpinë botuese me të njëjtin emër, e cila ende gëzon sukses ndërkombëtar dhe ku Enzo ishte përgjegjës për botimet e artit dhe fotografisë. (Foto: Enzo Sellerio)

Distrikti i hoteleve, Palermo, 1977: Në fund të viteve 1970, Battaglia krijoi Il laboratorio d’If me Franco Zecchin, një qendër trajnimi për fotografët e Palermos. (Foto: Letizia Battaglia)

/Telegrafi/

InForCulture

Recent Posts

Çka ndodh kur pini kafe në barkun bosh?

    Kafja është një nga produktet më të dashura për njerëzit në mëngjes. Sipas…

13 hours ago

Nëse doni të kujdeseni për zemrën, ekspertët këshillojnë ta hani këtë ushqim çdo ditë

    Sipas ekspertëve, konsumimi i rregullt i tërshërës ndihmon në uljen e kolesterolit, kontrollin…

14 hours ago

Pse shumë njerëz po konsumojnë kafe me limon, ky është efekti i saj

    Shumë njerëz nuk mund ta nisin ditën pa kafe. Ajo thuhet se rrit…

2 days ago

Dhimbja e kokës nga dielli i fortë, pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta?

    Dhimbja e kokës kur ekspozohesh ndaj diellit të fortë të muajve të verës…

2 days ago

Nëse vuani nga diabeti, bëni kujdes me këto ushqime

    Personat që vuajnë nga diabeti duhet t’i kushtojnë rëndësi të veçantë ushqimeve që…

2 days ago

Studim i ri: Mishi i kuq lidhet me rrezik më të lartë për kancer të pankreasit

    Personat që konsumojnë rregullisht sasi të mëdha të mishit të kuq mund të…

3 days ago