<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Njeriu (i Sartrit) është i dënuar me liri!

Zhan Pol Sartrë është një prej zërave më të fuqishëm dhe më të thellë të shekullit të kaluar. I konsideruar si një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të ekzistencializmit, një rrymë që e koncepton filozofinë si analizë të ekzistencës.

E nisa jetën time, ashtu si pa dyshim do ta bitis: mes librash. Në bibliotekën e gjyshit tim kishte ngado; ishte e ndaluar t’ua fshije pluhurin, përveçse një herë në vit, para se të fillonte shkolla. Nuk kisha mësuar ende të lexoja, por tashmë i nderoja këta gurë të dendur: në këmbë ose pjerrtas, të ngjeshur si tulla në raftet e bibliotekës ose të vendosura fisnikërisht në rruginat e menhirëve, ndjeva se prej tyre varej prosperiteti i familjes sonë… […] Librat kanë qenë zogjtë dhe foletë e mia, kafshët e mia shtëpiake, stalla dhe fshati im; biblioteka ishte bota e mbyllur në një pasqyrë; nga një pasqyrë kisha thellësinë e pafund, shumëllojshmërinë, paparashikueshmërinë.

Në libra ndesha universin: të asimiluar, të klasifikuar, të etiketuar, të menduar, madje i frikësuar; dhe e kam ngatërruar çrregullimin e përvojave të mia librore me rrjedhën e rastësishme të ngjarjeve reale. Kisha gjetur besimin tim: asgjë nuk më dukej më e rëndësishme se një libër. Biblioteka, për mua ishte si një tempull. […] Shtrihesha barkazi, përballë dritareve, me një libër në dorë, një gotë ujë ngjyruar me pak verë në të djathtë, një fetë bukë me reçel, në një pjatë, në të majtën time…

Për Sartrin flitej si filozofi i fundit, jo sepse ata që erdhën më vonë nuk ishin të atillë, por sepse Sartri i pasluftës, në vitin 1943, propozoi përmes një trupi unitar dhe koherent që t’i jepet një përgjigje të gjitha njohurive. Sartri merr dhe transformon nocionin universal-e veçantë të shpikur nga Kierkergaard, për të propozuar kapërcimin dialektik të analitikës sasiore, e cila beson se akumulimi i njohurive është i mjaftueshëm për të garantuar mendimin. Në mendimin e Sartrit, individi i maturuar është ai që arrin të mbajë peshën e përgjegjësisë, por mbi të gjitha të vetmisë në univers, duke supozuar mosekzistencën e Zotit./gazetaexpress.com

InForCulture

Recent Posts

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

2 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

2 days ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

2 days ago

Si e shpëtoi Joseph Pulitzer Statujën e Lirisë?

    Është e vështirë të imagjinohet se si do të dukej New Yorku pa…

2 days ago

Ky lloj lëngu i frutave mund ta luftojë kancerin

    Sipas një studimi të botuar në “American Journal of Epidemiology” konsumimi i bananeve,…

2 days ago

Pse shtatzënia mund të ndikojë përkohësisht në kujtesë?

    Harresa, vështirësia për t’u përqendruar dhe ajo që shpesh përshkruhet si “mjegullim mendor”…

2 days ago