Deri tani është besuar se kuajt që flasin ekzistojnë vetëm në libra apo filma fiktivë
Tani shkencëtarët kanë trajnuar kuajt të komunikojnë në mënyrë precize përmes përdorimit të simboleve.
Në një eksperiment është vërtetuar se kuajt kur ndjejnë ftohët dhe kanë nevojë për batanije e lëvizin kokën drejt një simboli – vijë e zezë horizontale.
Ata gjithashtu kanë qenë të aftë t’i tregojnë edhe dy gjëra tjera: dëshirojnë t’ia hiqni batanijen – përmes vijës vertikale, apo se nuk duan ndonjë ndryshim – simbol i zbrazët, transmeton Telegrafi.
Hulumtuesi në Applied Animal Behaviour Science ka zbuluar se 23 kuaj kishin mësuar këtë detyrë pas dy jave trajnim nga 10-15 minuta në ditë.
Kuajt i kishin mësuar këto duke u shpërblyer me rriska të karotave. Dhe, hulumtuesit kanë zbuluar se përzgjedhja e simbolit nuk ishte e rëndomtë, por varej nga moti.
P.sh. në ditët e ftohta ku moti shënonte 5 gradë celsius, kuajt kërkonin batanije – ndërsa kur moti shënonte 23 gradë celsius, ata nuk kërkonin batanije.
Pra, kuajt mund të mësojnë të përdorin simbolet për të komunikuar rreth nevojave të tyre. /Telegrafi/
Me ardhjen e vjeshtës dhe shkurtimin e ditëve, disa njerëz përjetojnë ndryshime të…
Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…
Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…
Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…
Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…