<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETESOCIALE

Njihuni me personin më të vjetër në Tunizi, 119-vjeçari që është në gjendje të mirë shëndetësore

Hussein Al-Missaoui festoi së fundmi ditëlindjen e tij të 119-të, duke u bërë kështu personi më i vjetër në Tunizi. Lamine Bouazzi, një mik i ngushtë i Al-Missaoui për tetë vite thotë se shëndetin i tij është i shkëlqyer pavarësisht moshës së thyer.

“Z. Hussein ka lindur në vitin 1904. Ai festoi ditëlindjen e tij të 119-të javën e kaluar. Përfituam nga prania e tij në shtetin Kasserine për të ndjekur gjendjen e tij shëndetësore. Ne përdorëm pajisjet e specializuara mjekësore në dispozicion për të kontrolluar zemrën e tij dhe rezultatet ishin të shkëlqyera. Ai vuan nga presioni i gjakut, por e menaxhon atë me ilaçin më të thjeshtë të disponueshëm në të gjitha ambulancat e shëndetit publik dhe e përdor atë kur e ndjen se ka nevojë. Përveç kësaj,  ka dëmtim të dëgjimit. Probleme të tilla shëndetësore zakonisht  I kanë njerëzit në të 50-at ose 60-at e tyre, por shëndeti i tij i përgjithshëm është i shkëlqyer”.https://www.youtube.com/embed/jUc03gFLCyA

Por kur gazetarët e agjencisë së lajmeve Reuters e pyesin për moshën e tij ai përgjigjet.

“Unë nuk e di sa vjeç jam, nuk mbaj llogari”.

119-vjeçari ka përjetuar të dyja Luftërat Botërore. Gjatë konflikteve në vendin e tij të afërmit e tij thonë se ai e kaloi jetën e tij duke mbijetuar në male.

“Vëllai im, Huseini mori pjesë në çlirimin e Tunizisë. Gjatë revolucionit, ai shkoi në male dhe ne humbëm gjurmët e vendndodhjes së tij. Ai  qëndroi atje për dy tre muaj dhe ne nuk e pamë atë. Vetëm pasi Tunizia fitoi pavarësinë, ai na kërkoi në mënyrë aktive, si përfundim na gjeti dhe ne mundëm të njiheshim”.

Vajza e Huseinit thotë se plagët në trupin e babait të saj dëshmojnë për vështirësitë që ai është përballur në jetën e tij.

“Në shtëpinë tonë jetojmë në kushte shumë të vështira. Babai im ka jetuar në epokën koloniale dhe vazhdon të jetojë sikur të ishte ajo kohë. Edhe tani ha vetëm kuskus dhe vaj ulliri”.

Vuajtjet e kohës i tregon vetë Hussein. Gjatë krizës Bizerte, e cila ndodhi në korrik 1961 Tunizia vendosi një bllokadë në bazën detare franceze në këtë qytet me shpresën për të detyruar evakuimin e saj. Kriza arriti kulmin në një betejë tre-ditore midis forcave franceze dhe tuniziane që la të vdekur rreth 630 tunizianë dhe 24 francezë dhe përfundimisht çoi në dhënien e qytetit.

“Në të kaluarën, ne e kalonim urinë duke ngrënë bar dhe gjethe nga pemët. Gjatë asaj kohe pati viktima të shumta në mesin e forcave franceze. I mblidhnim armët e tyre në mënyrë klandestine gjatë natës. Tunizia nuk kishte armë në atë kohë, kështu që ne do të luftonim kundër kolonizatorit duke përdorur armët e tyre”.

Vajza e tij thotë se vetëm me Pavarësinë e Tunizisë jeta e tij do të ndryshonte.

“Babai im u martua në një moshë më të vonë, sepse ai po luftonte për çlirimin e Tunizisë. Gjatë asaj kohe, ai nuk u kthye dhe nuk u njoh me vendin e tij. Por pas kësaj jeta e tij do të ndryshonte për mirë”.

Pavarësisht varfërisë dhe kushteve të vështira të jetesës, 119-vjeçari është i rrethuar nga ngrohtësia dhe dashuria e familjes së tij e cila ëhtë mjaft e madhe. Ai ka nëntë fëmijë dhe dyzet nipër e mbesa. Të afërmit dhe fqinjët e vizitojnë rregullisht për të dëgjuar histori nga e kaluara e tij  por pse jo edhe  për të kërkuar këshillat e tij.

Klan News

InForCulture

Recent Posts

Nëse keni ndonjë nga këto sëmundje, mos e nënvlerësoni valën e të nxehtit

    Mjekët shpesh paralajmërojnë se nxehtësia ekstreme mund të paraqesë një rrezik të veçantë…

12 hours ago

Mizat pushtojnë shtëpinë gjatë verës? Ja përzierja natyrale me 3 përbërës që i largon

    Mizat mund të kthehen në një shqetësim të përditshëm gjatë muajve të verës,…

1 day ago

Pse çiftet grinden më shumë në pushime?

    Nëse po mendoni se do të kaloni pushimet më të bukura në jetën…

2 days ago

Ilaçi i vetëm efikas kundër alergjisë ndaj polenit (Foto)

    Ekziston truku me vazelinë dhe u ndihmon të gjithë atyre që vuajnë nga…

2 days ago

Metoda për të nxjerrë ujin nga veshi pa shkuar te mjeku

    Gjithnjë kemi bërë një lëvizje kur uji na futet në njërin nga veshët…

2 days ago

Si ta vëreni brenda pak sekondave nëse dikush po gënjen

  Sipas statistikave, 90% të informacioneve rreth asaj se a është dikush i sinqertë i…

2 days ago