Historiani dhe shkrimtari Jusuf Buxhovi i ftuar në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila në DritareTv u shpreh se Serbia nuk ka pasur shtet në mesjetë, ndryshe nga sa thonë disa historianë. Sipas tij, deri në vitin 1830 në Serbi vetëm 30% ishin serbë, pjesa tjetër ishin shqiptarë.
“Historianët serbë, kanë botuar një libër me titull “Ku gjendet Serbia?”. Edhe në tre libra të tjerë flasin për ripopullimin e Serbisë. Serbia e vitit 1830 ka pasur vetëm 30% serbë. 40% kanë qenë myslimanë që ishin shqiptarë dhe 30% ishin vllahë dhe shqiptarë ortodoksë. Ne nuk i kemi shfrytëzuar as faktet si duhet. Vasa Cubriloviqi në librin “Mendimi politik i Serbisë”, thotë se ekziston një shpërputhje e madhe mes Serbisë etnike, asaj politike dhe kulturore. Ai pasqyron tre absurde. E para, ai thotë se shumicë serbe, nuk ka pasur në Serbi as kur u krijua pushteti serb. Absurdi i dytë është që shteti serb u krijua jo atje ku janë ato enklavat sot, por është krijuar në një vend ku janë pakicë dhe ku nuk ka vazhdimësi politike. E treta, ai thotë se nuk ekziston Serbi kulturore në shtetin serb, e ka fjalën për vitet 1830 dhe 1878-ën. Këto tre pika vërtetojnë që ne kemi bërë kompromise shumë të mëdha për Serbinë. Kemi bërë kompromise sepse një pjesë e historianëve tanë me mendësinë serbo-ruse thanë se aty ka shtet mesjetar serb, ka pasur se ka ardhur Sulltan Murati na ka çliruar dhe ne tashmë duhet ta konsiderojmë sulltan Muratin si çlirues.”, u shpreh historiani./K.C/dritare.net
A ju ka ndodhur të pini ujë nga një gotë që e keni…
Uji me limon, mjaltë dhe spec të kuq është promovuar si një pije…
Veshkat luajnë rol të rëndësishëm në largimin e mbetjeve nga gjaku, rregullimin e…
Zbulimet arkivore, përfshirë një autobiografi të shekullit XIX të harruar prej kohësh, po…
Edhe në veshjet që veshim çdo ditë, shpesh mund të gjejmë detaje, qëllimin…
Dieta “inflamatore” mund të dëmtojë njerëzit që kanë sëmundje të veshkave, thotë një…