<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Kush janë dardanët dhe ku shtrihej Mbretëria Dardane që është Kosova e sotme! Flet historiani Jusuf Buxhovi!

Historiani dhe shkrimtari Jusuf Buxhovi ishte sot i ftuar në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila në DritareTv, ku foli për dardanët që njihen sot dhe thirren shqiptarët e Kosovës. Historiani, i cili ka bërë edhe një libër për dardanët, “Dardania, Antika dhe Mesjeta” tregoi një pjesë të historisë së fiseve dardane, ndikimi i tyre, ku shtrihej Mbretëria Dardane në antikitet, etj.

Dritan Hila: Ka qenë Dardania, iliro-shqiptare apo bën pjesë te mitologjia që neve ballkanasit siç thoshte Çërçilli, prodhojmë histori më shumë se sa jemi në gjendje të konsumojmë?
Historiani Jusuf Buxhovi: “Jo nuk është mitologji. Dardania është një nga mbretëritë më të fuqishme të antikitetit. I takon trinomit të Mbretërisë Ilire në antikitet, bashkë me Maqedoninë dhe Epirin. Nëse merret etnikisht harta e kësaj pjesë, 80% janë popullatë shqiptare. 3000 vjet kanë kaluar prej kësaj kohe. Ne kemi në Epir, popullatë shqiptare, në Maqedoninë e Veriut dominon pjesa shqiptare. Mos flasim për pjesën e Kosovës ku shtrihet Dardania. Kufiri i saj antik është nga gjysma e Maqedonisë, vjen në Kosovë dhe shkon te Nishi. Historia merr një pozicion tjetër kur erdhi ndryshimi i madh i dhunshëm në vitet 1887-1888 kur ishte lufta serbo-ruse dhe ruso-osmane, kur dihet Serbia depërtoi territorin nga Nishi deri në Prokuplje, është një hapësirë shumë e madhe me 400 e ca vendbanime. U bë zhvendosja, shpopullimi i saj. Por pavarësisht kësaj, Dardania e ruajti fuqinë etnike. Dardania kalon përmes Kosovës, përfshin gjysmën e Maqedonisë, shkon nga Struga, kapërcen Velesin, pjesën e Pollogut, Shkupit, Kumanovën, madje shkon deri në Timok. Kufiri i saj është te Drina, lumi që kalon në Bosnjën e sotme, domethënë shkon matanë Nishit. Nishi ka qenë një qendër e fuqishme e antikitetit e Dardanisë. Por të flasim veçmas për dardanët si popull dhe dardanët si mbretëri. Si popull nga të dhënat rezulton se historia e tyre ka shkuar 13 shekuj më tutje. Shtrihen me qendër Trojën, në Azi të Vogël. Mbas luftës së Trojës ndikuan në krijimin e Romës. Sepse janë dy fise dardane që janë themelues, galabrat dhe teunatet. Galabrat qenë fis dardan dhe dihet pozicioni i tyre edhe teunatët po ashtu. Dardanët ishin sundues të Trojës. Mbretëria e Priamit konsiderohet si Mbretëri Dardane. Mbretëria Dardane dëshmohet prej shekullit të IV para erës sonë. Ka zgjatur nga shekulli i lV-t deri në vitin 21 të shekullit të ri, atëherë kur u asimilua nga Roma dhe u bë provincë romake. Një historiane shumë e rëndësishme jugosllave Papazoglu, thotë se dardanët kanë qenë fuqia kryesore që e ka mbajtur kohezionin e antikitetit në aspektin mbretëror, por edhe në aspekte të tjera, që ka shkuar edhe më tutje rrezes së mbretërisë së saj, pra që ka ndikuar edhe në qytetërime të tjera.”, u shpreh historiani ndër të tjera./K.C/dritare.net

InForCulture

Recent Posts

Preshevari që dizajnoi stemën e UÇK-së, ja cila është historia…

Emblemat e para të UÇK-së ishin shtypur në një fabrikë tekstili në Zvicër. Ardhja e…

10 hours ago

Shtatë gjërat që i ndodhin trupit tuaj nëse hani çdo ditë qepë

    Qepët janë përdour që në lashtësi. Egjiptianët e lashtë besonin se përfaqësonte përjetësinë…

11 hours ago

Pse duhet të jetë në dietën tuaj lëngu i shegës?

    Shega konsiderohet një prej frutave më të pasura me përbërës antioksidues. Me ngjyrën…

11 hours ago

Do të habiteni nga ajo që përshpejton plakjen tuaj

    Shumë njerëz këto ditë përdorin orë inteligjente për të numëruar hapat, unazat e…

3 days ago

Paralajmërim nga OBSH-ja/ Ebola mund të përhapet më shpejt nga sa mendohej fillimisht

    Një shpërthim i Ebolës që ka vrarë të paktën 131 persona në Republikën…

3 days ago

Pse ju ftohen shpesh duart dhe këmbët?

    Një ndjesi e shpeshtë e të ftohtit në duar dhe këmbë mund të…

4 days ago