<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: RETROSPEKTIVË

Çfarë ndodhi pas ndalimit të gjuhës shqipe në shkollat e Elbasanit?

Nga Aurenc Bebja

“La Turquie” ka botuar, të premten e 25 shkurtit 1910, në faqen n°2, shkresën e atdhetarit Beqir Plangarica drejtuar asokohe Dervish Himës, drejtor i gazetës “Shqipëtari”, në lidhje me ndalimin e gjuhës shqipe në shkollat e Elbasanit, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.

Një gjuhë shqipe

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Kjo çështje po bëhet gjithnjë e më magjepsëse. Ja një shkresë e re që merr nga Elbasani gazeta “Skipetari” :

“Gjuha shqipe e cila prej më shumë se një viti e gjysmë në shkollat tona mësohet me alfabetin tonë kombëtar është ndaluar ditët e fundit me urdhër të drejtorit të arsimit publik në Manastir.

Kjo ndalesë nuk i përgjigjet aspak frymës së një qeverie kushtetuese. Pas peticionit që i bëmë mytesarifit dhe në përgjigje të kërkesës së drejtorit të shkollës së Elbasanit drejtuar drejtorit të arsimit publik të Manastirit, ky i fundit në përgjigjen e tij telegrafike flet në një gjuhë krejt të kundërt dhe të papërshtatshme për një drejtor kushtetues të arsimit publik.

Ai thotë se ata që duan të mësojnë gjuhën shqipe duhet ta mësojnë atë vetëm me shkronja arabe pasi ajo është fakultative në shkollë.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

A është kjo një përgjigje e denjë për një epokë kushtetuese kaq të shkëlqyer ?

Ne ju kërkojmë (lutemi) që të rinisni mësimet e gjuhës shqipe me alfabetin tonë kombëtar.

Shkresa e mësipërme e firmosur nga më shumë se pesëdhjetë nxënës të shkollës së Elbasanit, e paraqitur në zyrat telegrafike në Elbasan, u mbajt (bllokua) nga drejtori i postës dhe telegrafit, i cili u tha se duhej të kundërfirmosej (nënshkruhej) nga drejtori i shkollës. Drejtori, pasi nuk pranoi të firmoste, na u hoq e drejta që të mund të protestonim dhe të ankoheshim në departamentet ministrore. Ajo (shkresa) sjell në vëmendjen tuaj këtë akt kaq pak në përputhje me përshkrimet e ligjit kushtetues dhe vij t’ju kërkoj me dashamirësi të ndërmerrni hapat e nevojshëm për këtë qëllim që të vihet drejtësia në emër të nxënësve.”

(nënshkruar) Beqir Plangarica

Drejtori i gazetës Skipetari, i pyetur nga ana jonë se çfarë synonte të bënte me këtë shkresë, na tha se do të takojë Ministrin e Arsimit Publik për t’i tërhequr vëmendjen ndaj këtij akti antikushtetues të një prej vartësve të tij.

https://www.darsiani.com/la-gazette/la-turquie-1910-pas-ndalimit-te-gjuhes-shqipe-ne-shkollat-e-elbasanit-beqir-plangarica-kerkoi-ndihmen-e-dervish-himes-qe-te-nderhynte-prane-ministrit-te-arsimit-publik/ / KultPlus/

InForCulture

Recent Posts

Diabeti: Si ta Kuptoni dhe ta Menaxhoni në Kohë

    Diabeti është një sëmundje kronike që ndodh kur niveli i sheqerit në gjak…

3 hours ago

Pesë ushqime anti-inflamatore që duhet t’i hani këtë vjeshtë

    Vjeshta sjell me vete një numër ushqimesh që mund të shtohen në dietën…

3 hours ago

A mund të ulin arrat rrezikun e tensionit të lartë, ja çfarë zbuloi studimi

Konsumimi i rreth një grushti arra në ditë mund të lidhet me një rrezik më…

10 hours ago

Si ndikon në trup pirja e kafesë në orët e mbrëmjes?

    Kafeina mund ta bëjë gjumin më pak rigjenerues, edhe kur ju zë gjumi…

10 hours ago

Cila është historia e Valles së Osman Takës?

Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…

1 day ago

Ushqimet që do t’ju ndihmojnë të shtoni peshë

    Teprica e kalorive është thelbësore për të fituar masë muskulore. Vaktet e lëngshme…

1 day ago