455 – Plaçkitja e Romës: Vandalët hyjnë në Romë dhe plaçkisin qytetin për dy javë, duke shkulur altare dhe deri statujat e perëndive, përfshi Jupiterin… Kjo ishte plaçkitja e katërt që banorët e Romës provonin nga këto fise. Vandalët ishin fise gjermanike të lindjes. Termi “Vandili” është përdorur nga Taciti në librin ‘Germania’. Fillimisht ata u vendosën midis lumenjve Elba dhe Vistula; në vitin 330 AD, Konstandini i madh u dhanë toka në Pannonian ilire, në bregun e djathtë të Danubit – me shpresë se nuk do të synonin të hynin në thellësi të trojeve të perandorisë më në perëndim.
1098 – Kryqëzata e parë: Rrethimi i Antiokit përfundon ndërsa Forcat e kryqëzatës marrin qytetin, pas një rrethimi që zgjati 7 muaj. Objektivi i ardhshëm i kryqtarëve ishte Jeruzalemi. Sulmi dhe marrja e Jeruzalemit ndodhën në verën e vitit 1099. Mbretëria e krishtere e Jeruzalemit u krijua. Por kjo nuk i dha fund kryqëzatave, ndërsa kryqtarët kërkonin largimin e muslimanëve jo vetëm nga Jeruzalemi, por nga gjithë rajoni – Kryqëzata e dytë do të ndërmerrej në vitin 1147.
1519 – Vdiq piktori i njohur italian Leonardo da Vinçi.
1848 – Në Pragë, hapet Kongresi i parë sllav. Kjo mendohet të jetë hera e parë që përfaqësues nga të gjithë sllavët e Evropës Qendrore të mblidhen në një takim. Kongresi kishte për qëllim të behëj një shfaqje të qëndesës ndaj nacionalizmit. Kongresi i Pragës, thonë historianët, shënon fillimin e pansllavizmit që krijoi një lloj identitetit kombëtar sllav përballë nacionalizmit gjerman në rritje.
1876 – Kristo Botev, poet bullgar, hero kombëtar i luftës kundër osmanëve, vritet në Stara Planina. Lindur më 1848, Botev u shkollua në Rusi; u kthye në Bullgari në vitin 1867, pastaj iku në Rumani. Atje iu përkushtua lëvizjes çlirimtare bullgare nëpërmjet veprimtarisë organizative, gazetareske, letrare, etj. Një koleksion me Këngë dhe Vargje të tij, u botua në vitin 1875. Në muajin maj 1876, Botev kthehet në Bullgari në krye të një çete luftëtarësh – vritet pak ditë më vonë, disa thonë, në rrethana të dyshimta.
Nënës – Kristo Botev
(shqipërim)
Mos qaj, nënë, mos u pikëllo
Se kam ngritur krye,
I jashtëligjshëm jam, rebel,
Të lashë ty në dhimbje
Për mua, djalin tënd të parë,
Por mallkimi dhe zemërimi
Për këtë shtypje të urryer
Na ndau, më dërgoi
Në dhe të huaj –
Të endem papushim,
Braktisur, i dëshpëruar.
E di, ti më do mua
Të mos vdes i ri,
Por më thuaj, çfarë të bëj,
Kur ti, nëna ime,
Këtë zemër më dhe.
1886 – Presidenti amerikan Grover Cleveland martohet me Frances Folsom në Shtëpinë e Bardhë, duke u bërë presidenti i vetëm që martohet në rezidencën ekzekutive.
1904 – Në Freidorf, pranë Timisoarës, Rumania, lindi Johnny Weissmuller. Erdhi në Amerikë kur ishte 3 vjeç; u rrit në xhungël asfalti të Çikagos, për të arritur kulmin e famës në xhungël tropikale. Johnny Weissmuller ka luajtur rolin e Tarzanit më shumë se çdo aktor tjetër gjatë dekadës të filmave Tarzan (1932 – 1942). Para se të bëhej yll në Hollywood, Weissmuller kishte qenë një atlet yll – fitues i 5 medaljeve ari në not në Lojrat Olimpike 1924 dhe 1928. Vdiq më 1984 në Akapulko, Meksikë, ku ndodhej për të xhiruar një film të fundit mbi Tarzanin. Përcjellja në varr u shoqërua me 3 britma e tij karakteristike të Tarzanit, të mara nga filmi.
1896 – Guglielmo Marconi aplikon për një patentë për shpikjen e tij më të re, radion. Markez Guglielmo Marconi (1874 – 1937, ishte shpikës italian, i njohur për zhvillimin e sistemit të telegrafisë. Ai ndau çmimin Nobel për Fizikë më 1909 me fizikantin Karl Ferdinand Braun për kontributin në zhvillimin e telegrafisë. Ishte përkrahës i ideve fashiste dhe i mbrojti ato. Vdiq më 1937.
1910 – Charles Rolls, bashkë – themelues i firmës Rolls – Royce, bëhet njeriu i parë që kryen kalimin e dyfishtë të kanalit anglez me aeroplan.
1919 – Anarshistët shpërthejnë njëkohësisht bomba në tetë qytete amerikane.
1924 – Presidenti amerikan Calvin Coolidge nënshkruan në ligj Aktin për dhënien e shtetësisë të gjithë amerikanëve autoktonë (indianëve) të lindur brenda kufijve tokësorë të Shteteve të Bashkuara.
1933 – Kancelari i Gjermanisë, Adolf Hilter, shuan sindikatat.
1946 – Lindja e Republikës Italiane: Në një referendum, Italianët votojnë për ta kthyer Italinë nga një monarki në Republikë. Pas referendumi , Mbreti Italian Umberto II ikën në mërgim.
1953– Bëhet kurorëzimi i Mbretëreshës Elizabeta II.
1955 – Bashkimi Sovjetik dhe Jugosllavia nënshkruajnë deklaratën e Beogradit për normalizimin e marrëdhëniet të ndërprera që nga viti 1948.
1962 – “Beteja e Santiagos” është emri që iu dha ndeshjes së futbollit Kili – Itali për kualifikim në kampionatin botëror 1962. Policisë iu desh të ndërhyjë shumë herë për të ndalur përleshjet në fushë mes lojtarëve kilianë dhe italianë në një nga lojërat më të dhunshme në historinë e futbollit. Arbitër ishte britaniku Ken Aston, i cili më vonë do të shpikte kartonin e verdhë dhe të kuq për të dënuar lojtarët në raste të ngjashme dhune në lojë. Ndeshja përfundoi 2 – 0 për Kilin, ndërsa shtypi botëror do ta cilësonte ngjarjen si shfaqjen më idiotike, më të tmerrshme, më të neveritshme e më të turpshme në historinë e futbollit.
1979 – Papa Gjon Pali II fillon vizitën zyrtare në atdheun e tij, Poloni, duke u bërë Papa i parë që vizitonte një vend komunist.
1979 – SHBA; Komisioni i Përzgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve (HSCA) lëshon raportin përfundimtar mbi vrasjet e presidentit Xhon Kenedi (1963). Raporti thotë se vrasja “mund të ketë qenë” rezulat i një komploti, por komisioni nuk ishte në gjendje për të përcaktuar motivet dhe pjesmarrësit në të. Hapja e dosjeve të HSCA-së në vitet 1990, ofroi argumente për përkrahësit e teorisë të komplotit, se komisioni nuk kishte përfillur dëshmitë mjekësore, si dhe lidhjet e Lee Harvey Oswaldit me zbulimin; dhe udhëtimin e tij misterioz në kyeqytetin meksikan para se të ndodhte vrasja e Kenedit – Historianët thonë se vrasja e Oswaldit pa dale në gjyq, la pa përgjigje shumë pyetje.
1997 – Tony Blair në moshën 44- vjeçare u bë kryeministri më i ri britanik.
2017– Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave nënshkroi një marrëveshje me Arkivin Qendror të Filmit për Dixhitalizimin e të gjitha materialeve në format filmi, që gjenden në Arkivin Qendror , një pjesë e tyre nuk janë parë kurrë.
2017– Diplomohen 450 studentë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”– gjenerata 2016/2017.
Ajrina Rushiti
Trungu & InforCulture
Shkruan: Ahmet QERIQI Shembujt e këngëve rapsodike shqiptare ku stigmatizohet dhe dënohet fuqishëm akti i…
Historiani shqiptar nga Peja, profesor Doktor Jahja Drançolli ka publikuar më 8 Gusht 2019,…
Një nga zbulimet më të rëndësishme të misionit shqiptaro-polak në Shkodër është gjetja e…
Letërsia shqiptare ka kaluar nëpër një rrugëtim të gjatë dhe të pasur, duke reflektuar ndryshimet…
Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…
Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…