Leukemia është një nga kanceret që diagnostikohet më shpesh te fëmijët, ndërsa te të rriturit më së shpeshti diagnostikohet mes moshës 65 dhe 74 vjeçare.
Ekzistojnë dy ndarje themelore, në leukeminë akute dhe kronike. Format më të shpeshta të leukemisë te njerëzit janë: akute limfocitare, akute mielogjene, kronike limfocitare dhe kronike mielogjene.
Jamie Koprivnikar, një mjek në Qendrën Mjekësore të Universitetit Hackensack në New Jersey të SHBA-ve, thotë se njerëzit zakonisht zbulojnë se kanë leukemi pas një analize të gjakut. Megjithatë, do të ishte më mirë t’u kushtoni vëmendje disa simptomave që tregojnë këtë gjendje.
Simptomat e hershme të leukemisë janë mjaft të dallueshme, përkatësisht: frymëzënie, lodhje, temperaturë, djersitje gjatë natës, humbje e papritur e peshës dhe oreksit, dhimbje kockash, mavijosje dhe gjakderdhje, por është e nevojshme t’i kushtohet vëmendje e veçantë dhimbjes së kokës, dhimbjeve të pazakonta të barkut dhe njollave të vogla të kuqe në lëkurë.
Edhe pse shfaqja e tyre shpesh shoqërohet me rrezatim radioaktiv, substanca të ndryshme kimike, viruse dhe sëmundje gjenetike, ende nuk dihet saktësisht se cilët faktorë ndikojnë në probabilitetin që një person të sëmuret nga leukemia.
Megjithatë, është më e zakonshme te njerëzit që tashmë iu janë nënshtruar disa llojeve të kimioterapisë ose rrezatimit në trajtimin e sëmundjeve të tjera malinje. /Telegrafi/
Një shofer i mirë duhet të jetë në gjendje të marrë parasysh të gjitha…
Göbekli Tepe në Turqi është një nga vendet më të mrekullueshme arkeologjike nga epoka…
E gjitha filloi me shkrirjen e akullnajave, të cilat shkaktuan një rrëshqitje të madhe…
Domatet e freskëta mund të shihen gjithnjë e më shpesh nëpër markete dhe markete…
Sasi të vogla të mykut ndodhen kudo, në ajër ose në sipërfaqe të ndryshme.…
Farat e kungullit janë të pasura me ushqyes të rëndësishëm për shëndetin. Falë vitaminave…