Nga: Joseph Roth (pjesë nga vepra Udhëtimi në Shqipëri)
Shqiptarët e qyteteve janë, sipas mendimit tim, njerëzit më frikacakë në bisedë. Këtu kanë më pak guxim për të folur se sa për të qëlluar. Më duket se një shqiptar më përpara nxjerr pistoletën sesa të thotë mendimin e tij të vërtetë. Tutet se mos muret kanë veshë. Për të tek çdo njeri fshihet një spiun – por t’i japim hakun, këtu ka vetëm gjysmë të drejtë; sepse vetëm një në dy është spiun …
Ëndja e këtyre njerëzve për të spiunuar është po aq e madhe sa frika e tyre për të pohuar mendimin që kanë. Dhe, kaq rrallë e thonë troç atë që mendojnë, saqë me kohë ata humbasin çdo lloj opinioni të vetin dhe marrin vetëm atë të të tjerëve. Në fund të fundit, për çfarë duhet ta kesh një pikëpamje që mbetet e pathënë? Kështu, në vend të bindjes politike shfaqet ithtari, në vend të kujdesit – frika.
Në këtë vend nuk është askush i sigurt, as qeverisësi dhe as i qeverisuri. Në këtë gjendje nuk mund të ketë asnjë lloj opinioni publik – edhe sikur ai të ishte i lejueshëm.
Shqiptarët e kanë humbur nëpër shekuj çdo lloj kënaqësie në të drejtën për mendimin publik. Edhe për çështje jodykuptimëshe, ata krijojnë enigma tinëzake. Gjërat e parrezikshme nuk u shijojnë më.
(Frankfurter Zeitung, 30 korrik 1927)
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…
Shkencëtarët kanë identifikuar shkakun e mpiksjeve shumë të rralla të gjakut tek disa persona…