<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Si sot, në vitin 1944, gjatë luftës u krijua Reparti i Mbrojtjes së Popullit (OZNA, paraardhësi i UDBA-së)

Jahja Drancolli

Si sot, në vitin 1944, gjatë luftës u krijua Reparti i Mbrojtjes së Popullit (OZNA, paraardhësi i UDBA-së), roli i të cilit ishte lufta kundër të ashtuquajturve armiq të brendshëm, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa, A. Rankoviqi, lideri komunist serb dhe ministër i Brendshëm, përmes këtij shërbimi kishte Carte Blanche (liri të plotë për të vepruar ashtu siç dëshiron) për të terrorizuar (poshtërim, rrahje, frikë, uri, të ftohtë, shpërngulje masive, vdekje) jo vetëm të shqiptarëve të Kosovës!

Me dekret të liderit partizan Josip Broz Tito, më 13 maj 1944 u themelua shërbimi famëkeq i sigurimit jugosllav, i njohur me shkurtesën OZNA (shkurtim i Departamentit për Mbrojtjen e Popullit). Edhe pse zyrtarisht ishte një organizatë sigurie-zbulimi e ngarkuar për të vepruar kundër forcave naziste, çetnike, ustashjane, balliste, roli i saj i vërtetë ishte të luftonte të ashtuquajturit armiq gjatë dhe menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. Kështu, OZNA si organizatë ishte në fakt një polici politike sekrete e natyrshme në regjimet totalitare.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, agjentët e OZNA-s kryen arrestime dhe likuidime masive të të gjithë njerëzve që ata i konsideronin si kërcënim për regjimin komunist. Kjo në mënyrë efektive shkatërroi çdo përpjekje për rezistencë të organizuar ndaj sundimit të Titos. Dikur, thënia “OZNA sve dozna” përdorej për shkak të rrjetit të madh të informatorëve që punonin për të dhe metodave agresive të zhvatjes së informacionit nga të arrestuarit. Rolin drejtues në këtë shërbim e ka pasur A. Rankoviq, njeriu i dytë më i fuqishëm në parti pas Titos, kur shumëkush e konsideroi atë si pasardhës të udhëheqjes së Jugosllavisë, e cila ra në vitin 1966.

Në vitin 1946 OZNA u riorganizua në UDBA. Gjithashtu, një pjesë e OZNA-s u riorganizua në shërbimin e kundërzbulimit të KOS (shkurtim i Shërbimit të Kontrollit të Inteligjencës). Të dyja këto shërbime funksionuan deri në shpërbërjen e Jugosllavisë dhe agjentët e KOS-it vazhduan të funksionojnë gjatë gjithë viteve 1990 në shërbim të politikës së Serbisë së Madhe!

InForCulture

Recent Posts

Pse skuqemi kur kemi turp? Metoda e cila largon skuqjen në fytyrë

    Kur ju keni thirrur një njeri me emrin e gabuar apo kur në…

4 hours ago

Fshati “më pranë qiellit” në botë, ku jetojnë rreth 100 banorë

    Në një lartësi prej rreth 4,587 metrash mbi nivelin e detit, në luginën…

5 hours ago

Çfarë i ndodhë trupit nëse hamë djath në mëngjes

    Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e…

5 hours ago

Mos i hidhni asnjëherë farat e shalqirit, kanë veti shëruese

    Nëse deri tani i keni hequr farat shalqirit përpara se ta hani keni…

11 hours ago

Si të dallosh një psikopat: Është si ndryshimi midis një maceje shtëpiake dhe një maceje të egër

    Lista klasike e kontrollit për psikopatinë u zhvillua në vitin 1980 nga Prof.…

11 hours ago

Simptomat që tregojnë se keni mungesë të vitaminës B9

    Lodhja e vazhdueshme, vështirësitë në përqendrim, dhimbjet e shpeshta të kokës dhe ndjenja…

12 hours ago